Visare Aliu lindi në Prizren më 10 qershor 1981 Ajo është skenaristja e serialit të famshëm dhe të parit vendor pas luftës në Kosovë. Ka mbrojtur studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve, Dega Dramaturgji në vitin 2003. Aktualisht vazhdon studimet për master. Ajo ka qenë pjesë edhe e skenës teatrore në vend. Ka bërë dramatizimin e veprës së Shekspirit, Rikardi III me regji të Ilir Bokshit. Poashtu, ishte e angazhuar si dramaturge edhe në shfaqjen "Togeri nga Inishmori" të autorit Martin McDonaugh, të cilën e inskenoi regjisori anglez Steven Wrentmoore në vitin 2003.[1] Punoi si asistent regjie në shfaqjet: "Menaxheria e Qelqtë" me regji të Ilir Bokshit, "Vdekja dhe Vasha" me regji të Fatos Berishës etj. Visare Aliu aktualisht punon për Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ https://balkaninsight.com/2012/05/24/foreign-soaps-push-out-kosovo-productions/