Vladimir Misja (Shkodër, 30 maj 1928 - Tiranë, 31 korrik 2013) ka qenë arsimtar, akademik dhe autor i disa monografive dhe teksteve universitare. Ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë Urbane, në Institutin e PlanitShën Petersburgut, në vitet 1947-1952 dhe kualifikimin pasuniversitar për metodat matematikore dhe informatike, pranë ENSAE (École nationale de la statistique et de l'administration économique) dhe CEPE (Centre des Études de Programmes Économiques) në Paris (1972-1973).

Ka gradat shkencore : docent (1971), doktor i shkencave ekonomike (1981), profesor (1983) dhe akademik (2003). Është dekoruar me Çmimin e Republikës kl. II (1984). Në periudha të ndryshme kohore ka kryer detyra dhe funksione të ndryshme në Fakultetin e Ekonomisë së UT (shefi Katedrës së Industrisë dhe zv/dekan) Ministrinë e Industrisë dhe Minierave (drejtor qendror), dhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (akademik).

Ka zhvilluar lëndët universitare dhe pasuniversitare Ekonomia e Industrisë, Bazat e Investimit, Informatika e Drejtimit, Ekonomia e Industrisë dhe Efektiviteti i Investimeve. Është autor i disa monografive, teksteve universitare, projekteve, studimeve, referateve në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe artikujve shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Referimet Redakto