Vladimir Nabokov
shkrimtar ruso-amerikan
Vladimir Vladimiroviq Nabokov (rusisht: Владимир Владимирович Набоков; 22 Prill 1899 – 2 Korrik 1977) ishte shkrimtar rus i cili shkroi në rusisht dhe anglisht. Lindi ne Shën Pjetërburg, Rusi në vitin 1899 dhe jetoi atje deri ne moshen 18 vjecare. Pas shumë shpernguljesh, më së fundmi u vendos në Shtetet e Bashkuara , ku më 1955 shkroi veprën e tij më të famshme, Lolita, dhe gjithashtu më të arrirë, sipas kritikëve. Veprat e tij të para ishin në gjuhën amtare. Në rusisht i shkroi nëntë romanet e para, pastaj vazhdoi të shkruante në anglisht. Më pas Nabokovi gëzoi famë ndërkombëtare duke u përkthyer masivisht. Shkrimet e tij të mëtejshme përcaktoheshin si prozë angleze. Ka shkruar një numër të madh veprash.
Vladimir Nabokov | |
---|---|
U lind në | 22 prill 1899 |
Vdiq | 2 korrik 1977 |
Kombësia | Ruse, Amerikan |
Profesioni | Shkrimtar |