Performanca e rrjetit është faktor i rëndësishëm për produktivitetin e një organizate.Një nga teknologjitë që përdoren për të përmirsuar performansën e rrjetit është zvogëlimi dhe ndarja e domeneve të transmetimit në domene më të vogla.Sic dihet, ruterët bllokojnë brodkastin ne portet e tyre.Mirëpo,ruterët zakonisht kanë numër të limituar të proteve LAN.Roli primar i ruterit është të shkëmbejë informata(paketa) ndërmjet rrjeteve të ndryshme dhe jo të ofroj qasje te paisjet fundore pasi këtë punë e bëjnë paisjet e quajtura Swiqa(ang.Switch).

Reduktimi i domeneve te transmetimit bëhet duke krijuar rrjete virtuale lokale të quajtura VLAN ne Swiqa.

Përdorimi

VLAN-ët mundësojnë segmentimin dhe fleksibilitetin e rrjetës dhe përmes tyre gruphon paisjet brenda një rrjeti LAN.Një grup i paisjeve të një Vlan-i mund të komunikojnë mes vete në të njejtën mënyrë sikur të ishin të lidhura me një kabllo të vetme.Vlan-ët krijohen me lidhje logjike.

Vlan-ët i mundësojnë administratorit të rrjetës të segmentojë rrjetën duke u bazuar ne faktorë si:
Funksionim më i mirë
Punë Grupore etj.
Duke mos marrë parasysh lokacionin fizik të shfrytëzuesit ose paisjes.

Paisjet e një Vlan-i sillen sikur të kenë rrjetën e tyre të pavarur , pavarësisht se ata ndajnë të njëjtën infrastrukturë me Vlan-ët e tjerë. Të gjithë portet e switchit mund t'i takojnë qfarëdo Vlan-i i cili mund të konsiderohet si një rrjet logjik i ndarë , dhe paketat të cilat nuk i takojnë këtij Vlan-i duhet të foruardohen përmes një paisjeje e cila mundëson routimin.

Përfitimet

Produktiviteti i shfrytësueve dhe përshtatja e rrjetës janë kyçe për rritjen e biznesit dhe suksesin e tij. Përfitimet kryesore nga Vlan-ët janë:
Siguria - Grupet të cilat kanë të dhëna sensitive janë të veçuara nga pjesa tjetër e rrjetit,duke minimizuar gjasat që të dhënat konfidenciale të ekspozohen. Për shembull te rrjeta e një universiteti,kompjuterët e fakultetit nuk është e rekomandueshme të ndajnë të njëjtën rrjetë me studentët ,pra trafiku duhet të jetë i ndarë , prandaj përdoren Vlan-ët.

Reduktimi i Shpenzimeve - Rezulton në zvogëlimin e nevojës për paisje të shtrenjëta në rast zgjerimi të rrjetës dhe shfrytëzim më efiçient i benduithit dhe lidhjeve ekzistuese. Performansë më e mirë - Ndarja e rrjetit në rrjete më të vogla logjike zvogëlon trafikun e panevojshëm dhe e rrit performansën.

Lehtësim dhe punë më efiçiente e stafit te IT - Vlan-ët e bëjnë më të lehtë menagjimin e rrjetës sepse shfrytëzuesit me kërkesa të njëjta e ndajnë Vlan-in e njëjtë dhe sipas emrit te Vlan-it IT stafi e din funksionin e tij p.sh VLAN 10 e ka emrin "Faculty" ose VLAN 20 e ka emrin "STUDENT"

Secili VLAN i korrespondon një IP rrjete, pra gjatë dizajnimit të Vlan-ëve duhet pas parasysh implementimin e IP adresimit hiearkik.IP adresimi hierarkik do të thotë Ip-të të vendosen sipas një parimit që të merret i tëre rrjeti në konsideratë.