Vlera (etikë)
Vlerat janë elemente prej të cilave përbëhet Kulture. Funksioni kryesor i vlerave kulturore është lidhja ndërmjet vete e pjesëtarëve të një bashkësie ose shoqërie. Vlerat e përbashkëta ndihmojnë lidhjen dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve të ndryshëm.
Si janë krijuar vlerat ?
RedaktoVlerat kulturore janë krijuar dhe vazhdojnë të krijohen gjatë tërë procesit të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Krijimin e vlerave kulturore e kanë mundësuar shumë faktorë. Vlerat janë orientim për sjelljet tona.
Fuqia e mendjes, imagjinata, por edhe fuqia e ndjenjave si dashuria, gëzimi, frika, dhembja, pikëllimi, etj., kanë qenë, po ashtu, faktorë të krijimit të vlerave.
Faktor tjetër i krijimit të vlerave është ndërveprimi i njeriut me natyrën.
Vlerat dhe llojet e tyre
RedaktoKa lloje të ndryshme të vlerave, të cilat janë vlerat materiale dhe vlerat shpirtërore. Të dy këto lloje vlerash përmbushen në mënyrë reciproke.
Vlerat që kanë mbetur nga e kaluara janë edhe të natyrës shpirtërore, edhe të asaj materiale. Dinjiteti njerëzor, mikpritja, besnikëria, janë vlera morale që janë krijuar në epokat e mëparshme dhe ato mbesin edhe sot aktuale.
Sistemi i vlerave
RedaktoRenditja e vlerave në bazë të një shkallëzimi, ku disa vlera qëndrojnë më lart e disa më poshtë, quhet sistem vleror. Sistemet vlerore zakonisht janë të qëndrueshme në kohë, por ndonjëherë edhe ndryshojnë. Çdo person, çdo grup, e ka sistemin e vet vleror. Identiteti personal si dhe ai grupor shprehet edhe nëpërmjet sistemit vleror.
Referime
Redakto- Shemsi Krasniqi. Edukata Qytetare. Shtëpia botuese e Dukagjini - Peje 2010