Vlerat janë elemente prej të cilave përbëhet Kulture. Funksioni kryesor i vlerave kulturore është lidhja ndërmjet vete e pjesëtarëve të një bashkësie ose shoqërie. Vlerat e përbashkëta ndihmojnë lidhjen dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve të ndryshëm.

Si janë krijuar vlerat ?Redakto

Vlerat kulturore janë krijuar dhe vazhdojnë të krijohen gjatë tërë procesit të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Krijimin e vlerave kulturore e kanë mundësuar shumë faktorë. Vlerat janë orientim për sjelljet tona.

Fuqia e mendjes, imagjinata, por edhe fuqia e ndjenjave si dashuria, gëzimi, frika, dhembja, pikëllimi, etj., kanë qenë, po ashtu, faktorë të krijimit të vlerave.

Faktor tjetër i krijimit të vlerave është ndërveprimi i njeriut me natyrën.

Vlerat dhe llojet e tyreRedakto

Ka lloje të ndryshme të vlerave, të cilat janë vlerat materiale dhe vlerat shpirtërore. Të dy këto lloje vlerash përmbushen në mënyrë reciproke.

Vlerat që kanë mbetur nga e kaluara janë edhe të natyrës shpirtërore, edhe të asaj materiale. Dinjiteti njerëzor, mikpritja, besnikëria, janë vlera morale që janë krijuar në epokat e mëparshme dhe ato mbesin edhe sot aktuale.

Sistemi i vleraveRedakto

Renditja e vlerave në bazë të një shkallëzimi, ku disa vlera qëndrojnë më lart e disa më poshtë, quhet sistem vleror. Sistemet vlerore zakonisht janë të qëndrueshme në kohë, por ndonjëherë edhe ndryshojnë. Çdo person, çdo grup, e ka sistemin e vet vleror. Identiteti personal si dhe ai grupor shprehet edhe nëpërmjet sistemit vleror.

ReferimeRedakto

  • Shemsi Krasniqi. Edukata Qytetare. Shtëpia botuese e Dukagjini - Peje 2010