Voltana Ademi
Voltana Ademi (lindur në Shkodër më 30 shtator 1974), është një politikane shqiptare dhe që prej vitit 2013 deputete në Kuvendin e Shqipërisë me Partinë Demokratike. Në zgjedhjet vendore të vilit 2015 Ademi shërben si kandidatje e PD për Bashkinë e Shkodrës.
Voltana Ademi | |
---|---|
Kryetare e Bashkise Shkoder | |
Në detyrë 2015–vazhdon | |
Paraprirë nga | Lorenc Luka |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 30 shtator 1974 Shkodër |
Partia politike | PD |
Punësimi | politikane, informaticiene |
Biografia
RedaktoVoltana Ademi është lindur në Shkodër. Vjen nga një familje e njohur qytetare me ndikim dhe kontribut të rëndësishëm në jetën shoqërore të qytetit. Paraardhësit e saj njihen si sipërmarrës të suksesshëm në biznes; konkretisht familja e saj ka qenë prodhuese e markës së parë të duhanit në Shkodër (cigarja “Tarabosh”).
Familja e saj përndiqet, shpronësohet dhe persekutohet gjatë viteve të diktaturës komuniste.
Shkollën e mesme Ademi e kreu në Shkollën e Mesme Artistike "Prenk Jakova" në Shkodër dhe pas kësaj vazhdoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës nga ku u diplomua për Iformatikë.[1],
Ka marrë titullin Master në në programin “ Për Qeversijen dhe Zhvillimin territorial”në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë.
Ka punuar si lektore në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi, ku ka dhënë leksione në Informatikë dhe Programim.
Jeta personale
RedaktoVoltana Ademi është e martuar dhe ka një djalë.
Karriera politike
RedaktoKarriera e saj politike nis në vitin 1996 si anëtare e Partisë Demokratike. Nga viti 2003 deri në vitin 2008 drejton Forumin e Lidhjes Demokratike të Gruas në Shkodër. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 është zgjedhur anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Në vitin 2006 zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe ka kryesuar grupin e Këshilltarëve të koalicionit të djathtë. Gjatë viteve 2007–2010 kryen funksionin e nën-kryetares së Bashkisë së Shkodrës. Ademi ka qenë Prefekte e Qarkut të Shkodrës në vitet 2011–2013.
Deri në prill 2015, ajo ushtroi funksionin e deputetes së Partisë Demokratike në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë[2], por më pas hoqi dorë nga mandati për të kandiduar në zgjedhet vendore për Bashkinë e Shkodrës, ku doli fituese.[3]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ https://www.facebook.com/ademi.voltana/info?tab=page_info
- ^ http://www.parlament.al/web/ADEMI_Voltana_19756_1.php
- ^ "Shkodra mbetet blu, Voltana Ademi e PD-së fiton me diferencë 10 mijë vota, nis festa". Ora News. 23 qershor 2015. Marrë më 1 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)