Vrana Konti me Trimat

pikturë shqiptare

Një ndër kompozimet më të suksesshme të pikturës afreskale është vepra e Fatmir Haxhiut "Vrana Konti me Trimat" e realizuar më 1983. Me këtë vepër epoka e lavdishme e Skënderbeut pasqyrohet edhe më bindëshëm ose të themi më mirë stoliset edhe me një krah të trimërisë kombëtare, me krahun e bashkëluftëtarëve të tij, konkretisht me Vrana Kontin. Piktori si krijues i pjekur, këtë temë historike e ka realizuar me dashuri dhe përkushtim, duke u bazuar në shprehjen reale, duke u mbështetur në idealet e rënesansës dhe në "ngjyrimet" e artit klasik. Në qendër të afreskut pikturohet kujdesshëm Vrana Konti, ku figura e tij dominon si shëmbëlltyrë komandanti, që bashkon fuqinë fizike me arsyen për ta mbrojtur lirinë e Atdheut. Gjithashtu, përreth Vrana Kontit në përputhje të plotë janë paraqitur edhe trimat e tij. Çdo figurë është pasqyruar pa dramatizëm të theksuara por me një mjeshtri figurative dhe çelës kanonik.

Shih edhe

Redakto