Vrasja e Klodian Rashës
Klodian Rasha ishte një i ri 25 vjeçar i cili u vra në Tiranë nga një efektiv i Policisë së Shtetit më 8 dhjetor 2020.
Data | 8 dhjetor 2020 |
---|---|
Koha | rr. 01:45 CET (UTC+1) |
Vendndodhja | Tiranë, Shqipëri |
Akuzat |
|
Ngjarja
RedaktoRreth orës 01:45 të datës 8 dhjetor 2020, në rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë, një patrullë policie përpiqet të ndalojë një të ri 25 vjeçar, pasi po kryente veprime të dyshimta si dhe kishte shkelur Aktin Normativ për ndalimin e lëvizjes pas orës 22:00 për shkak të pandemisë së COVID-19.[1] I riu, Klodian Rasha, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u largua me vrap. Polcia u vu në ndjekje të tij dhe më pas në një moment oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj e qëlloi të riun me dy plumba, një në shpatull dhe një në kokë, duke e plagosur rëndë. Klodiani më pas ndërroi jetë në spital.[2][3] Sipas oficerit të policisë, Klodiani i drejtoi policisë një send të fortë, në dukje armë dhe në mungesë të ndriçimit të mjaftueshëm, ai e qëlloi.[4][5] Disa orë më vonë, rreth 100 m larg vendit të ngjarjes, policia gjeti një armë, për të cilën dyshoi se i përkiste viktimës.[4][5]
Hetimet dhe akuzat penale
RedaktoOficeri i policisë që qëlloi mbi viktimën, u arrestua dhe u akuzua nga SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) për Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Sipas SHÇBA, u dyshua se efektivi i policisë nuk kishte zbatuar procedurat standarde për përdorimin e armëve të zjarrit.[6][7]
Reagimet
RedaktoVrasja e 25 vjeçarit shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri. Sipas xhaxhait të viktimës, Klodiani nuk kishte armë dhe se ai kishte vetëm dy hurma me vete,[8] ndërsa babai i Klodianit kërkoi që drejtësia të vihej në vend.[9] Gjithashtu pati reagime nga politikanë dhe figura të tjera publike që dënuan vrasjen e Klodian Rashës. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se ngjarja duhej të zbardhej sa më shpejt.[10] Protesta kundër policisë dhe qeverisë u zhvilluan në Tiranë dhe Shkodër.[11][12] Më 9 dhjetor 2020 në orët e mbrëmjes u zhvillua një protestë e dhunshme përpara godinës së Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit Sander Lleshaj si dhe drejtësi për Klodianin.[13] Gjatë protestës, protestuesit qëlluan godinat qeveritare me gurë dhe sende të tjera të forta si dhe dogjën dhe shkatërruan një bredh Krishtlindjesh pranë Kryeministrisë dhe një bredh tjetër ne sheshin "Skënderbej".[14] Gjithsej tetë oficerë policie u lënduan gjatë përplasjeve fizike me protestuesit.[15] Në fund, protesta u shpërnda nga policia me anë të gazit lotsjellës.[16]
Referime
Redakto- ^ "Gjendet armë në vendngjarje, kush është 25-vjeçari që u vra nga policia në Tiranë". TV Klan.
- ^ "Plumb në shpatull e në kokë/ Klodian Rasha kurohej për probleme të shëndetit mendor". Vizion Plus.
- ^ "U qëllua nga policia/ 25-vjeçari mori dy plumba, një në kokë e një në shpatull". Ora News.
- ^ a b "25 vjeçari qëllohet për vdekje nga polici gjatë ndjekjes. Policia: Ishte i armatosur (emri-foto)". Top Channel.
- ^ a b "Shkeli orën policore dhe i drejtoi armën, polici qëllon për vdekje në kokë e shpatull të riun në Tiranë! Arrestohet efektivi: S'doja ta vrisja, ishte errësirë". Shqiptarja.com.
- ^ "SHÇBA: Nuk ishte vetëmbrojtje, polici shkeli ligjin duke vrarë Klodian Rashën". ABC NEWS AL.
- ^ "SHÇBA: Arrestohet polici që vrau 25-vjeçarin në Laprakë". Vizion Plus.
- ^ "U qëllua për vdekje nga polici/ Xhaxhai i Klodian Rashës: Djali doli për të pirë kafe. S'kishte armë, të zbardhet ngjarja!". Top Channel.
- ^ "Babai i Klodian Rashës: Shteti të vret në derën e shtëpisë, dua drejtësi!". Koha Jone.
- ^ "Lleshaj reagon për herë të parë për vrasjen e Klodian Rashës: E ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e tij. Të përmbyllet sa më shpejt hetimi!". Top Channel.
- ^ "Qirinj për 25 vjeçarin e vrarë nga policia, protestë e heshtur në Shkodër". Ora News.
- ^ "Të rinjtë e FRPD-së protestë për vrasjen e Klodian Rashës: Lleshaj të japë dorëheqjen". Euronews Albania.
- ^ ""Lleshaj jep dorëheqjen"/ Qindra qytetarë protestë te Ministria e Brendshme: Unë jam Klodjani…". Top Channel.
- ^ "Digjet pema e Vitit të Ri në sheshin "Skënderbej" nga protestuesit". News24. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2020. Marrë më 9 dhjetor 2020.
- ^ "Përplasje me protestuesit, lëndohen disa policë, 3 te spitali i Traumës". Ora News.
- ^ "Hidhet gaz lotsjellës, shpërndahen protestuesit". Top Channel.