Vula Apostile
Vula Apostile, apo më saktë Apostille (fjalë belge) e lindur nga një marrëveshje ndërkombëtare të quajtur Konventa e Hagës, nuk është tjetër veçse një vulë e standardizuar në përmasa e përmbajtje siq' parashihet nga vetë konventa. Është një lloj legalizimi që autoriteti kompetent i një shteti i bën dokumentit publik duke e kthyer dokumentin në të vlefshëm edhe për shtetet e tjera që kanë nënshkruar konventën.
Pra Apostille është një legalizim i mundshëm i parashikuar vetëm për shtetas që vijnë nga vendet që kanë nënshkruar Konventën e Hagës së 5 tetorit 1961 lidhur me heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja. Gjatë viteve konventa është ratifikuar dhe zbatuar nga shumë e shumë vende dhe parashikon që të mos kërkohet më legalizimi i certifikatave pranë autoriteteve konsullore, por të njihen si të vlefshme të gjitha ato certifikata që kanë të ashtuquajturën apostille të vënë nga autoritetet e vendit që kanë lëshuar dokumentin.
Në Shqipëri është në përdorim nga viti 2004, ndërsa në Kosovë[1] nga viti 2012.
Shih edhe këtë
Redakto- Legalization (international law)
- Hague Conference on Private International Law
- Convention on the issue of multilingual extracts from civil status records
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ MPB e Republikës së Kosovës:UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 01/2012 – MPB PËR VULËN APOSTILE