Vullnet Mato (lindur më 1937 në Sarand), mësues, poet, prozator, shqiptar nga Shqipëria.

Jetëshkrimi

Redakto

Poet dhe prozator, lindi në Sarandë në vitin 1937. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Mbaroi Liceun Artistik të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës në degën gjuhë-letërsi shqipe. Filloi te shkruaj ne vitin 1965. U pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në vitin 1970. Botoi publicistikë dhe letërsi artistike në disa organe të shtypit. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelevizionit shqiptar ku fitoi disa çmime për tekstet. Dy tregime të tij u botuan në frëngjisht. Disa cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë të Tetarit Popullor. Më tej, punoi mësues në gjimnazin e Librazhdi. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë arsimore të këtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të këtij qyteti. Vitet e fundit jeton e punon në Tiranë me redaktimin e librave te autoreve të ndryshëm.

Romani i tij “Lakmia” U nderua me çmim në konkursin e Ndërmarrjes Botuese “Gjon Buzuku” të Kosovës. I janë përkthyer jashtë shtetit tregime dhe poezi të ndryshme. Revista elektronike në të gjithë botën publikojnë herë pas here krijime te tij në poezi dhe prozë. Disa nga romanet e tij janë tërhequr nga bibliotekat e mëdha të shteteve të huaj. Ka faqe të veçantë në internet: http://krijimtariaime.webnode.com Punoi disa kohë kryeredaktor i gazetës periodike “Domosdova” dhe më pas kryeredaktor i revistës “Obelisk”. Aktualisht redakton libra te autoreve shqiptarë nga vende të ndryshme të botës për disa nga shtypshkronjat e Tiranës.

Është autor i vëllimeve poetike: “Tinguj malesh” (1969), “Krahët e erës” (1972), “Ninullat e hekurit” (1984), “Dritaret e prillit” (1994), vëllimit me poema “Katër plagë të Shqipërisë” (1999) poemës “Nënëmadhe Fterra” (2007),“Poezi të zgjedhura” (2010). Ka botuar vëllimet me tregime “E fshehta tronditëse”(1999) “Klithmat e mishit të bardhë” (2006). “Herbare njerezore” (2013), Romanet: “Ujësinor” (1976), “Era e kësaj kohe” (1984), “Lakmia” (2000), “Maturantët” (2002), “Damkosja e engjëjve” (2004), ”Vajza e Kyçur”(2007) “Marrëzia e madhe” (2008), "Nenemadhe Fterra" (2012, “Matura e paharruar”(2009).

Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, iu dha titulli: “PERSONALITET I SHQUAR NË FUSHËN E LETËRSISË” dhe “NDERI I LABRISË.

Tituj të veprave

Redakto
  • "Tinguj malesh", 1969, V. poetikë.
  • "Krahët e erës", 1972, V. poetikë.
  • "Ujësinor", 1976, roman.
  • "Ninullat e Hekurit", 1984, V. poetikë.
  • "Era e kësaj kohe", 1984, roman.
  • "Dritaret e prillit", 1994, V. poetikë.
  • "Katër plagë të Shqipërisë", 1999, V. me poemë.
  • "E fshehta tronditëse", 1999, V. me tregime.
  • "Lakmia", 2000, roman.
  • "Maturantët", 2002, roman.
  • "Damkosja e engjëjve", 2004, roman.
  • "Klithma e mishit të bardhë", 2006, V. me tregime.
  • "Vajza e kycur", 2007 roman
  • "Marrezia e madhe", 2008, roman.
  • "Matura e paharruar" 2009, roman
  • "Nenemadhe Fterra" 2012, Poeme
  • "Herbare njerezore" 2013, v.me tregime.

Lidhje të jashtme

Redakto