Librazhdi

Stampa:Qytet në Shqipëri Librazhdi është qytet në lindje të Shqipërisë në rrethin e Librazhdit. Kufizohet në veri me rrethet Bulqizë; perëndim nga rrethi i Elbasanit; në jug nga rrethi i Pogradecit dhe në lindje nga Republika e Maqedonisë. Librazhdi ka një gjatësi kufitare prej 42 km dhe ka tërësisht një reliev kodrinoro-malor. Relievin e bën me te larmishëm fushëgropat si ajo e Domosdoves në Përrenjas dhe ajo e Studnes me atë të Letmit. Lartësia maksimale mbi nivelin e detit është 2253 m në majën e Kuqe të malit Shebenik.

Klima Redakto

Pozita gjeografike, konfiguracioni i relievit, lartësia absolute mbi nivelin e detit dhe largësia nga deti Adriatik ka mundësuar natyrën kontinentale te klimës e cila duket ne dimrin e ftohte e të lagësht dhe ne vëren e shkurtër, të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore është 13,4 °C,temperatura max. e regjistruar është 40,7 °C me 14 shtator 1957 dhe temperatura minimale është regjistruar ne vitin 1968 e cila ishte -15,7 °C.

Flora Redakto

1857 lloje bimësh spontane, enezore, te cilat përfaqësojnë 58 % te flora e Shqiptare ose 16 % te florës se Evropës e renditin Librazhdin ne një nder rrethet me te pasura te vendit me bime te lljeve te ndryshme. gjenden te gjitha katet bimore dhe mbulesa bimore zë rreth 72 % te territorit te Rrethit te Librazhdit.

Administrimi Redakto

Rrethi i Librazhdit është krijuar si njësi administrative ne vitin 1958. Sot bën pjesë në prefekturën e Elbasanit. Qendra administrative është qyteti i Librazhdit. Rrethi i Librazhdit përbehet nga 2 bashki dhe 9 komuna te cilat u krijuan pas riorganizimit të pushtetit lokal në vitin 1992.

Popullsia Redakto

Popullsia e Librazhdit përgjithësisht paraqitet autoktone. Më 1 janar 1998 ajo arriti në 82.411 banorë edhe rreth 18.203 familje. Në qytetet Librazhd e Përrenjas banojnë rreth 27.963 banore ose 29,7 % e popullsisë kurse pjesa tjetër banon ne fshat. Librazhdi ka një moshë mesatare të popullsisë e cila është 48 vjeç.

Arsimi Redakto

Shkolla e pare u hap ne Berzheshtë në vitin 1895 dhe konvikti i parë u hap po në Berzështë në vitin 1929. Sistemi arsimor sot është shtrire në të gjithë rrethin. Funksionojnë 93 kopshte për fëmijët parashkollorë, 53 shkolla fillore, 62 shkolla 9-vjeçare, dhe 10 shkolla të mesme ku mësojnë rreth 17.200 nxënës dhe japin mësim rreth 1.142 mësues.

Sporti Redakto

Futbolli është sporti me i përhapur ne rrethin e Librazhdi. Qyteti i Librazhdit ka disa ekipe futbolli me emrin KF Sopoti. Po kështu edhe qyteti i Prrenjasit ka një ekip futboll me emrin KF Domosdova. Po këto emra kane edhe klubet e tyre.

Ekonomia Redakto

Rrethi i Librazhdit ka pasuri të shumta minerale dhe në bazë të tyre u ngritën gjaëe sistemit socialist miniera për përpunimin e tyre si ajo e hekur-nikelit ne Përrenjasit. Sot ekonomia e rrethit është e bazuar më shumë në sektorin e shërbimeve, blegtori, bujqësi dhe në shfrytëzimin e pyjeve.

Telekomnikacion Redakto

Interneti Redakto

Në Librazhd e Përrenjas dhe ne pjesen me te madhe te fshatrave te tyre ekziston mbulimi me internet nga operatoret telefonike qe operojn ne Shqiperi.

Referimet Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Shiko dhe këtë Redakto