WALL-E (stilizuar me një pikë ndërmjet si WALL·E, shqiptuar "UOLL-i") është një film i animuar amerikan fantashkencë i vitit 2008,[5] prodhuar nga Pixar Animation Studios për Walt Disney Pictures. Ai u drejtua me regjinë e Andrew Stanton-it, me Jim Morris si producent, dhe skenarin nga Stanton e Jim Reardon. Në role kryesore luajnë zërat e Ben Burtt, Elissa Knight, Jeff Garlin, John Ratzenberger, Kathy Najimy, dhe Sigourney Weaver, me Fred Willard në një rol të gjallë. Filmi përcjell robotin e vetmuar WALL-Etë ardhmen e planetit Tokëtë pabanueshëm dhe të braktisur — në vitin 2805, i lënë prapa për të pastruar plehra. Ai vizitohet nga një robot i quajtur EVE dërguar nga anija kozmike Axiom, me të cilin bie në dashuri dhe e përgjon përtej galaktikës.

WALL-E
Regjia ngaAndrew Stanton
Skenari ngaAndrew Stanton
Jim Reardon
Historia ngaAndrew Stanton
Pete Docter
ProdhuesiJim Morris
Luajnë
KinematografiaJeremy Lasky
Danielle Feinberg
MontazhiStephen Schaffer
MuzikaThomas Newman

Kompania prodhuese
Shpërndarë ngaWalt Disney Studios Motion Pictures
Data e publikimit
23 qershor 2008 (Greek Theatre)
27 qershor 2008 (Shtetet e Bashkuara)
Kohëzgjatja
97 minuta[1]
ShtetiShtetet e Bashkuara
GjuhaAnglisht
Buxheti$180 milionë[2]
Fitimi$532.5 milionë[3][4]

Pasi drejtoi filmin Gjetja e Nemos, Stanton ndjeu se Pixar kishte krijuar simulime të besueshme të fizikës nënujore dhe pati vullnetin ta drejtojë një film të vendosur me shumicë në hapësirë. WALL-E ka dialog të paktë në skenat e hershme; shumë prej personazheve nuk kanë zëra, përndryshe komunikojnë me gjuhë trupore dhe tinguj robotikë që i kishte dizajnuar Burtt. Filmi trajton disa tema të ndryshme që përfshijnë konsumizmin, korporatokracinë, nostalgjinë, menaxhimin e plehrave, ndikimin shqetësues njerëzor mbi mjedisin, obezitetin/jetesën sedentare, dhe rrezikun katastrofal global.[6] Ky është edhe filmi i parë i animuar nga Pixar që përfshin segmente me persona të gjallë. Thomas Newmann kompozoi muzikën përcjellëse të filmit. Filmi kushtoi 180 milionë dollarë për t'u prodhuar, një shumë rekordthyese për një film të animuar të kohës. Duke përcjellur traditën e Pixar-it, WALL-E u shoqërua në shfaqjet e saj në kinema nga filmi i shkurtër Presto.

WALL-E u lëshua në Shtetet e Bashkuara më 27 qershor 2008. Filmi mori vlerësime kritike pozitive për animacionin, rrëfimin, aktrimin zanor, personazhet, pamjet, muzikën, dizajnin zanor, skenarin, përdorimin e dialogut minimal, dhe skenat e tij të romancës.[7][8] Ai ishte i suksesshëm edhe në kuptimin komercial, duke fituar 521.3 milionë dollarë ndërkombëtarisht dhe duke u bërë filmi i nëntë më fitimtar i vitit 2008. Ai fitoi çmimin Golden Globe për Filmin më të Mirë të Animuar 2008, çmimin Hugo për Prezantimin më të Mirë Dramatk të Metrazhit të Gjatë 2009,[9] çmimin e fundit Nebula për Skenarin më të Mirë,[10] çmimin Saturn për Filmin më të Mirë të Animuar, dhe çmimin e Akademisë (Oscar) për Prezantimin më të Mirë të Animuar plot me pesë nominime tjera për Oscar. Filmi u emërtua nga kritikët dhe organizatat e ndryshme, duke përfshirë the National Board of Review dhe Institutin Amerikan të Filmit, si një ndër filmat më të mirë të 2008-ës,[11][12] dhe konsiderohet ndër filmat më të mëdhenj të gjitha kohërave.[13][14][15]

Referime

Redakto
  1. ^ "WALL-E". American Film Institute. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2020. Marrë më 11 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Brooks Barnes (1 qershor 2008). "Disney and Pixar: The Power of the Prenup". The New York Times. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2019. Marrë më 12 janar 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "WALL-E (2008)". Box Office Mojo. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2010. Marrë më 30 dhjetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "WALL-E". The Numbers. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2018. Marrë më 1 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Wall-E Review: One of the Best Sci-Fi Movies in Years, Disguised as a Cartoon". gizmodo.com. 27 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2020. Marrë më 22 maj 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Murray, Robin L.; Heumann, Joseph K. (pranverë 2009). "WALL-E: From Environmental Adaptation to Sentimental Nostalgia". Jump Cut: A Review of Contemporary Media. No. 51. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2012. Marrë më 16 nëntor 2012. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "WALL-E: No 15 best romantic film of all time". The Guardian (në anglisht). 2010-10-16. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2020. Marrë më 2020-09-20.
  8. ^ Hodgson, Claire (2014-04-27). "Why Pixar's WALL-E is the greatest love story ever told in 11 heart warming GIFs". mirror. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2021. Marrë më 2020-09-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "2009 Hugo Awards". The Hugo Awards. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2011. Marrë më 22 prill 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Nebula Award winners for 2008 announced". LOCUS. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2011. Marrë më 4 shtator 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Best of 2008". Criticstop10.com. 7 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2018. Marrë më 26 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Top 100 Animation Movies – Rotten Tomatoes". Rotten Tomatoes. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2021. Marrë më 2020-11-03. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "40 Greatest Animated Movies Ever". Rolling Stone. 13 tetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2023. Marrë më 15 dhjetor 2021. {{cite magazine}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "The 25 All-TIME Best Animated Films". Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2021. Marrë më 15 dhjetor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Best animated films of all time, according to critics". Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2023. Marrë më 15 dhjetor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)