WarHorse Studios (në shqip Studio Kali i Luftës) është një kompani çeke themeluar në vitin 2011 nga personalitete me karrierë të gjatë në industrinë e lojërave kompjuterike si Daniel Vavra, Martin Klima, Victor Bocan dhe Zbyněk Trávnický.[1]

Logo e Kompanisë.

Personat e përfshirë në kompaninë WarHorse Studios kanë punuar në tituj të ndryshëm për Kompjuter Personal si Mafia dhe Mafia 2, UFO Triology, ARMA, etj. Personat e përfshirë kanë kontribuar edhe në krijimin e lojërave të ndryshme për celularë, për konsola xhepi (si Nintendo DS), e të tjera.[2]

Kompania në fjalë publikoi lojën e saj të parë Kingdom Come: Deliverance më 13 shkurt 2018. Loja është një RPG e cila zhvillohet në Boheminë mesjetare të përfshirë në Perandorinë e Shenjtë Romake dhe ka një theksim të lartë të realizmit historik. Ajo u financua suksesshëm në KickStarter dhe pati arritje të madhe komerciale edhe pse një lojë e shënjestruar për një audiencë të veçuar dhe specifike.[3][4] Motori programues i përdorur për krijimin e titullit në fjalë është CryENGINE 3 nga Crytek.[5]

Referime

Redakto
  1. ^ "Marrë më datë 12 shtator, 2014 nga blogu zyrtar i WarHorse Studios". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "About Us nga Warhorse Studios. Marrë më datë 12 shtator, 2014". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Projekti në KickStarter me financim £1,106,371; marrë më datë 13 shtator, 2014". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Të dhëna mbi numrin e shitjeve dhe të ndjekësve të lojës. Marrë më 2 shtator, 2018". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Artikull zyrtar nga kompania Crytek, më datë 9 shkurt, 2012, e cila gëzon të drejtën e motorit". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto