Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Qyteti i Kukesit

Qyteti i Kukësit

Kukësi
Popullsia
16,765 [1]
{{{postal_code_type}}}
8501-8503
Faqja zyrtareBashkia e Kukësit

Kukësi është një qytet veri-lindor, është një nga qytetet e vogla të Shqipërisë. Dikur para këtij qyteti ku është sot egzistonte Kukësi i Vjetër i cili sot është i mbuluar nga ujërat e Fierzës dhe vendi ku ishte Kukësi i vjetër sot quhet Liqeni i Fierzës ku më gjatë do flasim më poshtë. Përsa i përket pozitës gjeografike Kukësi është një vend malor. Gjithashtu në Kukës kemi turizmin malor i cili është shumë i frekuentuar gjatë stinës së dimrit. Kukësi është i rrethuar nga male dhe një ndër malet është edhe ai i Gjalicës por kemi edhe malin Koritnik. Kukësi është i rrethuar nga tre anët me ujë që po ta shikosh nga lart duket si një gadishull.

Pozita gjeografike

Redakto
 
Liqeni Gjallica - Kukës 01

Qyteti i Kukësit të vjetër ndodhej në pjesën veri-lindore të shqipërise në perënedim të Prizerenit, në jug-perëndim te Malit Kortnik dhe në veri-perëndim të Malit të Gjalicës pikërisht në vendin ku bashkoheshin Drini i Zi dhe Drini i Bardhë . Me kordinata polare 42 gradë dhe 09’ në veri, 20 gradë dhe 43’ në lindje ne lartësine mbi detare 250-245 metër .


Kukësi i Vjeter shtrihej në gropën që kishin krijuar gërryerjet e dy lumenjëve që takoheshin aty. Dy Drinat kanë nje rrjedhje shekullore të cilat kane hasur në formacione të forta shkëmbore, duke lënë një tarracë në formë trekëndëshi 10-12 metër. Mbi këtë tarracë u ngrit Kukësi i Vjetër. Kukësi atëhere merrte trajtën e një gadishulli. Tarraca lumore ku ishte vendosur Kukësi i Vjetër rrethohej nga disa ultësira si p.sh. Ramhasi, Myc-Mamezi, Kukësit, Brrutit dhe Kolshit .[2]

Në horizont kufizohej prej kodrave e maleve . Në veri prej nga vargmaleve te Hasit , Maja e madhe ( Pusi i thatë 1121 metër ), Maja e Sukës(Demiroll 1022 metër). Në lindje kufizohej me Kodrën e Shtrazës 361 metër , në juglindje kufizohej me Rrafshin e Bugajës 352 metër , me Kodrën e Hazirit 358 metër , me Luginën e Drinit te Zi 256 metër , dhe në jug kufizohej me Kodrën e Mycit ( Kërnjani 565 metër ) .[2]

Etimologjia e emrit Kukës

Redakto

Në një hartë turke të vitit 1530 figuron me emrin Kukovca. Në rregjistrin kadastror të viteve 1541-1591 është shënuar me emrin Kukufic . Në nje hartë tjetër te vitit 1869 del me emrin Kukosa. Nga mesi i shekullit XVII deri në mesin e shekullit XVIII popullsia e këtij vendbanimi u shua. Ndërsa në mesin e shekullit XVIII ky vendbanim u ripopullua dhe atëhëre u njoft me emrin Drinabardh. Për etimologjinë e emrit Kukës kanë shprehur mendime shumë studiues ndër ta mund të përmendim arkeologen Elena Paco e cila u përças me një Kukulis të kohërave Ilire , Marin Bicin i cil në raportimin e tij për vatikanin në vitin 1610 njofton për një lidhje të këtij vendbanimi me atë të Ahmet Kukës, komandat i garnizonit turk të dislokuar në këtë vend. Etimologjia më e hershme është ajo që sipas nje shpjegimi të Pjetër Mazrrekut arkipeshkov katolik i Tivarit (1586-1637) sipas tij në raportimin per Vatikanin në vitin 1633 shprehet se : Drini i Bardhe e ka origjinën e vet nga malet që sot quhen malet e Pejës. Rrjedh nga veriu në jug dhe shkon e bashkohet me të ziun në Vaun e Kukut i cuajtur keshtu nga familja me të njejtin emër ( Kukaj) që banon aty ku piqen ose bashkohen Drini i Bardhe dhe Drini i Zi. Por një studiues vendas me emrin Nazif Dokle për etimologjine e emrit Kukës e lidh me llojin e pemëve më të përhapura në pyjet përreth venbanimit Quercus dhe ai argumenton: Hapesira midis dy fshatrave Nangë dhe Kulla e Lumes e Kufizuar nga përroi i Shejës , Gjalica dhe Koritniku, Drini i Bardhë dhe Drini i zi ka qenë në shekuj një masiv lisi që është emërtuar nga populli Bungajë.[2]


Por përsa i përket etimologjise popullore shpjegohet me një Kuku-këz , nje gojëdhënë që tregohet edhe nga vendasit thuhet: Turqit duke marshuar gjatë luginës së Drinit , në asnje nga vendbanimet që hasën rrugës nuk panë asnjë vajzë. Kur arritën në vendin ku bashkohen dy lumenjtë pra dy drinat takuan një vajzë të bukur ateherë të habitur lëshuan klithmën Kuku-këz në gjuhën Osmane. Dhe pas kësaj dite vendit i mbeti emri Kukuz që me vonë ju transformua në Kukës[2] .

Ripopullimi i vendbanimit

Redakto

Mortaja e vitit 1689 shoi shumë vendbanime .Kjo bëri që zona të braktisej për gati një shekull, derisa në gjysmën e parë të shekullit të VIII u ripopullua nga vellezëri: Elezaj , Zenel-Liman, Adem-Dulla, Ali-Hasa, që u shpërngulën nga fshatrat e Bicajve. Nga mesi i shekullit të 18-të ato u vendosën përfundimisht në gropën ndërmjet Drinit te Zi dhe Drinit te Bardhë, duke rikrijuar vendbanimin e Kukësit. Ne vitet 1912-1913 Kukësi u pushtua nga ushtria e mbretërise së serbëve , kroatëve dhe sllovenëve. Ne vendbanimin e Kukësit u gjetën 35 shtëpi dhe 200 banorë në atë kohë Kukësi kishte 25 banesa me 130 banorë. [2]

Ne vitin 1919 kishte 30 shtëpi me 150 banorë. Në vitin 1923 u bë qendër krahinore me 25 shtëpi dhe 180 banorë. Ne vitin 1925 u bë qytet, qendër prefekture, krahinë dhe bashki dhe kishte 28 shtëpi me 186 banorë. Ne vitin 1938 kishte 1800 banorë ne vitin 1955 kishte 3846 banorë, në vitin 1972 Kukësi kishte 3982 banorë. Ne shkurt të vitit 1925 Kukësi u shpall Qytet, Bashki dhe qendër e prefekturës së Kosovës e cila deri në këtë kohë ishte e vendosur në Krumë. Në këtë kohë fillon edhe popullimi me të ardhur nga rrethet e tjera si ofiçar në administratën lokale . Shume Kosovarë të cilët ishin të detyruar të largoheshin nga pushtuesit serbë u vendosen ne Kukës. Ata filluan të benin punë të ndryshme si: bakall, cikrrimtar, qeleshpunues, rrobaqepes, hanxhi etj. Kosovarët dhe nëpunësit e ardhur morën edhe familjet e tyre me vete po ashtu edhe mentalitetin e jetës komunitare kështu edhe Kukësi i sapo shpallur qytet filloi të formohej vertetë si i tillë. Qyteti u bë me popullsi heterogjene ashtu si vendbanimet urbane . Në kohën e mbretërisë shqipëtare qyteti lidh me rrugë automobilistike me Prizerenin në vitin 1935, me Bicajt në vitin 1936, me Shkodrën në vitin 1938. Pikërisht kjo lidhje me rrugë automobilistike bëri që numri i banorëve të qytetit të dhjetëfishohej .[2]


Në vitin 1914 Kosova u pushtua nga Italia ,rruga natyrale tregtare e zonave të thella malore me Kosovën dhe Maqedonine perëndimore u hap . Kjo u përdor edhe për qëllime politike mbasi Italia nën petkun e Shqiperise lejoi lëvizjen e lirë dhe hapi rrugët tregtare në të gjitha trojet shqipëtare që deri në atë kohë ishin të mbyllura për shkak të politikave të ndryshme. Kështu u gjallëruan marrdhëniet ekonomike ndërmjet viseve shqipëtare dhe më gjërë. Koha e Italise njihet si periudhë e nje zhvillimi relativ për qytetin e Kukësit . Clirimi i Kukësit nga gjermanët me 18 nëntor 1944 e gjeti qytetin me 200 banorë. Në periudhën 1945-1948 nuk pati ndryshime qenësore të strukturës së popullatës. Ne vitin 1948 pas prishjes së marrdhenieve nënshtetësore me Jugosllavine dhe mbylljes hermetike të kufijve ndodhi edhe dyndja e madhe e popullsisë nga fshatrat e para nga Bicajt, Bushtrica, Surroji, Hasi, Tërthorja dhe Fani.Periudha 1948-1960 eshte periudha e ndryshimit më të madh të strukturës së popullsise. Përqindjen më të madhe të popullsisë së Kukësit e zinin : Lumjanët pas tyre vinin Goranët, Gjakovarët , Prizerenasit, Hasjanët, Tropojanët, Mirditoret, Malziajt, Magjupët. Ushtarakët dhe nëpunësit e ardhur nga e githë shqipëria zinin një përqindje shumë të vogël.

Festat

Redakto

Deri në vitin 1967 kukësianët festonin të kremtet tradicionale dhe ato partiako-shtetërore. Fastat më kryesore që festoheshin nga i gjithë komuniteti i qytetit pavarësisht prejardhjes , ndër më të kremtuarat ishin fastat fetare si Kurban Bajrami , Fiter Bajrami , festat pagane si Dita e verës 14 Marsi , Shëngjergji 6 Maji , festat shtetërore si Dita e Pavarësise dhe e Çlirimit 28-29 Nëntori , Festa e punëtoreve pra 1 Maji , Dita e Republikës , 11 Janari etj . Dita e verës qe festohet me 14 Mars , Shëngjergji[3] etj , këto nuk ishin festa zyrtare po që festoheshin nga kukësianet . Dita e verës festohej shumë nga vendasit .

Martesat

Redakto

Deri në mesin e viteve 50-të martesat në qytetin e Kukësit bëheshin sipas parimit tradicional ‘’dhe me dhe , fe me fe’’ që do të thotë kosovarët merrnin dhe jepnin nuse ndërmjet vetes kështu edhe Lumjanët dhe Goranet.Përvec Goranëve te tjeret fejesat i bënin me shkuesi.Dasmat bëheshin në oborret e shtëpive ndersa nuset merreshin me pajton ,karrocë ose makinë.Pas vitit 1967 në qytetin e Kukësit u rrit shume punësimi i grave dhe vajzave,u prishën fejesat që në djep, u godit shitja e vajzave, u hoq çarçafi dhe ferexheja ne qytet.Kukësi jetonte në dy realitete administrative , sociale, ekonomike dhe shoqerore,Kukësi qytet dhe Kukësi fshat. Deri ne vitet 60 te shek.XX (Lumë,Malzi) fejesat beheshin ne moshe te mitur . Baza materiale per pajen perballohej nga shtepia e dhenderit ndersa pergatitej nga nusja.Dasma zakonisht bëhej ne vjeshtë.Nusja merrej me duvak pra e hipur mbi kale Dasma shoqërohej me kenge , valle e lojera te ndryshme .Ne shtëpinë e nuses dasma bëhej më e thjeshtë dhe mungonte atmosfera e gëzuar .

Komunikacioni

Redakto
 
Ura e Kulles Lumes

Në luginat e Drinave në lashtësi kanë kalur rrugë te rndësishem sic kanë qenë : Transervalja e Veruit që lidhte bregdetin e Adriatikut me Ballkanin e mesem . Ajo nisej nga Lezha dhe Shkodra , dilte në Va te Dejës , kalonte në Pukë , në Qafe të Malit , luginës së Goskës dhe në Va-Spas, këtu ndahej në dy degë njëra kalonte me trap Drinin dhe vijonte luginën në lumin e Kullës. Nga Kruma , kalonte në Pukat e Zahrishtit dhe dilte në Qafe Prush dhe perfundonte në Gjakove . Dega tjeter e ndiqte krahun e majtë të rrjedhes së Drinit dhe kalonte përroin e Leproit, tek përroi i Kalimashit takohej me Drumin e fancve i cili vijonte në Kolsh – Myç - Mamëz në veri të kodrës së Hazirëve në Vaun e Kukut kalonte në Drinin e zi dilte në Ramhas gjarpëronte nëpër Lugun e Prizerenit dhe kalonte lumin e Lumës ne Vaun e Perbregut dilte në Kodër të Pecës dhe vijonte nga Veriu në Prizeren.[3] Kulla e Lumës ka shërbyer si kryqëzim rrugësh edhe për segmente të tjera rrugore . Per tu lidhur me Prizerenin Kullës , Shkodrën , Gjakovën , Tetovën , Shkupin që ishin qendra administrative nga varej edhe Kukësi dhe tregjet më të mëdha në trojet Veri-Lindore të banuara kalonin nga këto rrugë :

Rruga automobilistike Kukës – Morinë u ndërtua nga qeveria shqipëtare në vitin 1936 . Rruga Shkodër – Kukës filloi të ndërtohej në fund të viteve 20-të , e gjatë rreth 116 km dhe mbaroi punimet në vitin 1932 . Rruga Tropojë - Kukës filloi të ndërtohej në vitin 1945 . Rruga Kukës – Peshkopi filloi të ndërtohet me 16 qershor 1945 . Rruga Kukës – Krumë ne vitin 1968 u ndërtua me 27 nëntor 1978 u përuruan dy urat e mëdha mbi Drinin e Zi dhe Drinin e Bardhë që do të lidhnin Qytetin e Ri te Kukësit me Tiranën dhe Hasit .

Ndarjet

Redakto

Më 23 Gusht të vitit 1946 prefektura e Kukësit u nda në tre nënprefektura , në 8 komuna , 147 lokalitete . Nënprefektura e Kukësit perfshinte 3 komuna ajo e Qendrës e Dardhes dhe ajo e Krumës.[2] Kukësi është i ndarë në një bashki në 14 komuna dhe në këto në 84 fshatra.Komunat janë :

  • Komuna Arrën , shtrihet në Jugperëndim me qendër Arnin kjo komunë ndodhet 45 km larg nga
     
    image_skyline nga bashkia Kukës
    Kukësi . Disa nga fshatrat qe perfshin janë ( Arrën , Arëz , Vrijë , Tejmallë ).
  • Komuna Bicaj e cila shtrihet në Jug të Kukësit me qendër Cenajt dhe ndodhet 12 km larg Kukësit nga te dhënat e vitit 2008 kjo komunë ka rreth 6445 banorë . Kjo komunë përfshin këto fshatra ( Canaj , Mustafaj , Osmanaj , Bushat , Nange , Kolosian , Domaj , Gabrice , Tërshenë ).
  • Komuna Bushtricë ka si qendër fshatin Bushtricë shtrihet në Jug dhe ndodhet 40 km larg Kukësit. Te dhënat nga viti 2008 tregojnë se kjo komunë ka 1930 banorë . Kjo komunë përfshin këto fshatra ( Bushtricë , Gjegje , Matranxh , Palush , Vile , Barruç , Shpat ).
  • Komuna Çajë shtrihet ne Juglindje me qendër fashtin Fshat ndodhet 35 km larg Kukësit perfshin fshatrat ( Buzemadhe , Fasht , Shkinak , Çajë ).
  • Komuna Kalis shtrihet ne pjesen Jugore i cili ndodhet 50 km larg Kukësit per fshin disa fshatra te cilat jane ( Kalis , Gurrëkalis , Geshtejëkalis , Kodërgeshtenjë , Paralisht ) .
  • Komuna Kolsh shtrihet ne pjesen Veriperendimore me qener Kolshin ndodhet 30 km larg Kukësit dhe perfshin 3 fshatra te cilat jane ( Kolsh , Mamëz dhe Myçmamëz ).
  • Komuna Malzi poashtu shtrihet ne Veriperëndim me qendër Shëmrine sipas te dhënave nga viti 2008 ka 4303 banorë dhe përfshin fshatrat ( Pistë , Spas , Shikaj , Dukagjin , Kryemadh , Kalimash ).
  • Komuna Surroj shtrihet në Jugperëndim me qendër Surrojin ndodhet 30 km larg Kukësit dhe pershin fshatrat ( Surroj , Qinamak , Fusharë , Aliaj ).
  • Komuna Shishtavec ndodhet në pjesën Lindore me qendër Shishtavecin është 32 km larg Kukësit sipas te dhënave nga viti 2008 ka 5116 banorë . Përfshin këto fshatra ( Novosej , Kollovoz , Shtrezë , Shishtavec , Bojre , Oreshke , Cërnelev ).
  • Komuna Shtiqën me qendër Shtiqnin ,n5 km larg Kukesit perfshin fshatrat ( Shtiqën , Lumë , Krenzë , Gjalicë ).
  • Komuna Tërthore shtrihet në pjesen Veriperendimore me qendër Bardhocin ndodhet 10 km larg Kukësit përfshin keto fshatra ( Morine , Brdhoc1 , Bardhoc2 , Bregëlumë , Përbreg , Gjegjën )
  • Komuna Topojan me qendër Topojanin 15 km larg Kukësit . Përfshin Fshatrat ( Topojan , Breki , Lojme , Xhaferraj , Turaj , Nimçë ).
  • Komuna Ujmisht shtrihet ne Jugperëndim ka si qender Reskun eshte 15 km larg nga Kukësidhe perfshin keto fshatra ( Resk , Tejdrinë , Skavicë , Lusën , Zallëlusën ,nMalqene ).
  • Komuna Zapod shtrihet në Lindje me qendër Zapodin 15 km larg nga Kukësi dhe sipas te dhënave nga viti 2008 ka 3087 banorë dhe fshatrat qe përfshin janë ( Zapod , Orgjost , Pakisht , Orçikël , Bele ).[3]

Arsimi

Redakto

Shkolla fillore e Kukësit u hap me 21 tetor 1923.Kjo qe një ngjarje e madhe politike shoqërore për Kukësin si qendër krahine dhe fshatrat përreth : Kolsh , Ramhas , Brrut , Myç-Mamez dhe Përbreg. Kjo shkollë u hap si kërkesë këmbëngulëse e banorëve të Kukësit , hapja e shkollës u mbështet fuqimisht nga atdhetarët e shquar Bajram Curri , Hasan Prishtina , Nimon Ferizi , Muharrem Domi , Ferid Imami , Qazim Bakalli . Shkolla fillore e sapo krujuar mori emrin Shkolla fillore ‘’Kosova’’ këtë emër e mbajti deri ne vitin 1945 më pas mori emrin shkolla fillore Bajram Curri.[3] Arsimi i mesëm gjithashtu u zhvillua më 1 shtator të vitit 1956 u hap Gjimnazi i Kukësit shkolla e parë e arsimit të mesëm në Qarkun e Kukësit . Ne vitin 1993 gjimnazi mori emrin Havzi Nela .Arsimi kombëtar që filloi rrugën në 1911 u zhvillua në disa etapa.

Arsimi vitet 1911-1921

Redakto

Në vitet 1911-1921 u hodhën hapat e parë të arsimit u hapën shkollat në Kolosian (1911) dhe Bicaj(1914). Ne këto vite u bënë përpjekje për hapjen e shkollave shqipe në Gorë dhe Malzi (1917).

Arsimi vitet 1922-1944

Redakto

Arsimi shqip u shtri në të gjithë territorin e Kukësit . Më 1922 u rihap shkolla e Bicajve u hapën gjithashtu edhe shkollat në Kalis dhe Shtiqën. Një vit më vonë u hapën shkollat në Kukës dhe Dukagjin dhe në vitin 1924 u hapen shkollat në Shishtavec . Më 1927-1928 u hapën shkolla të tjera si në Zapod dhe Bojre dhe në atë kohëë u hodhën hapat e parë të përfshierjes së vajzave në shkollë.

Arsimi vitet 1945-1959

Redakto

Këto vite arsimi mori një fytyrë përfundimtare .U realizua arsimi i detyruar fillor .Pas hapjes 7-vjeçare të shkollës së Kukësit (1945), Konvitkit(1946) , dhe atyre në Bicaj (1946), Shishtavec ,Gostil dhe Shëmri në vitin 1952 arsimi 7-vjeçar u shtri në të gjithë rrethin. Gjithashtu në këto vite përfundoi edhe lufta kundë analfabetizmit . U hodhën bazat e arsimit pa shkëputje nga puna dhe atij parashkollor. Me hapjen e gjimnazit në Kukës u rrit 85 % numri i mësuesve vendas , u shumfishua numri i nxënësve që studionin arsimin e mesëm . Kukësi në vitet 1955-1956 kishte 90 shkolla fillore me 4300 nxënës dhe 10 shkolla 7-vjeçare me 853 nxënës.

Arsimi vitet 1959-1970

Redakto

Në këto vite u realizua arsimi i plotë 7-vjecar i detyruar ,u konsoliduan shkollat pa shkeputje nga puna , u shtua kapaciteti i konvikeve , filloi përgatitja e mësuesve të rinj , u zgjerua arsimi parashkollor , gjithashtu mori formë të plotë struktura e arsimit parauniversitar.

Arsimi vitet 1971-1990

Redakto

Në këto vite u hapën edhe 10 shkolla të mesme të arsimit Bujqësor të përgjithshem . Iu kushtua kujdes përgatitjes së mësuesve në arsim përkates . Në 1971 u hap shkolla 4-Vjecare pedagogjike dhe Filiali i Insitutit të Lartë të Shkodrës. Arsimi parashkollor u shtri në të gjithë fshatrat dhe u hap shtëpia e pionierëve.

Arsimi pas 1991

Redakto

Sot rrethi i Kukësit ka 56 shkolla 9-vjeçare dhe 9 te mesme ku mësojne rreth 10367 nxënës në shkollën 9-vjeçare , 3435 nxënës në shkollën e mesme dhe 1793 në edukim parashkollor.

Sporti

Redakto

Pesë vjet pasi Kukësi u shpall qytet dhe qendër Prefekture me iniciativen e zejtarëve të ardhur nga viset e ndryshme të Kosovës dhe mbështetjen e pushtetit vendor në pranverën e vitit 1930 u themelua Kukës Shoqëria Sportive ‘’Kosova’’. Roli kryesor binte mbi ekipin e futbollit meçenëse se ishte edhe sporti i preferuar nga të rinjtë që kishte marre hov në të gjithë europen. Një sport tjetër ishte edhe noti meqenëse Kukësi shtrihej në afersi me dy drinat të gjithe banorët e tij e ushtronin

 
FK.Kukesi

notin. Më 4 shtator 1930 Shoqëria Sportive ‘’Kosova’’ e organizoi garën e parë të notit në limin Drin. Poashtu edhe atletika që u organizua në Tiranë, Kukësi grumbulloi 31 pikë[3]

.Për të evituar dëmtimet në kulturat bujqësore të shikuesve dhe organizimit të aktiviteteve sportive Komuniteti Ekzekutiv i rrethit Kukës me propozimin e sansksioneve të arsimit dhe të bujqesise me vendimin Nr.120, datë 03.12.1968 ‘’Mbi nderrimin e tokës për fushë futbolli’’. Vendosi nderrimin e tokës midis koprativave bujqësore Kukës dhe sanksionit të arsimit për fushë futbolli.

Tradita

Redakto

Kukësi ndodhet në mesin e katër krahinave me një folklor shumë të zhvilluar. Banorët i ruajnë mirë traditat e tyre kulturore të zonave nga kanë ardhur. Kjo është evidente në ceremonine e dasmave, menyrën e jetesës[3].Në qytetin e Kukësit folklori është shumë i zhvilluar tradita zbatohet shumë. Sado që kemi ardhur në kohët moderne tradita përsëri nuk ikën këtu mund të marrim ceremoninë martesore ku shumë mirë ndërthuret tradita me të modernizuarën si p.sh Kur martohet një djalë në Kukës dasma hapet që një javë më para ku më të afërmit e djalit shkojnë gjdo darkë për të bërë aheng deri në orët e vona të natës, po ashtu është dita kur daja duhet të cojë një dash tek shtëpia e djalit bashke me gjithë fisin e nënës së djalit. Dashi duhet te jete i pikturuar bukur. Nje gje tjetër është edhe që të gjithë nipërit dhe mbesat të vishen me veshje karakteristike popullore nga krahina të ndryshme.

Lindja është një tip feste e rëndësishme familjare. Tradita thotë se fëmija i parë duhet të jetë djalë. Pas lindjes disa nga momentet jane: Kujdesi për gruan, emri, lajmërimi dhe ritet dhe zakonet për mbrojtjen e fëmijës . Vdekja është rituali që përcjell vdekjen quhet Mort. Në të përfshihen: momenti i agonisë, përgatitja e kufomës, publikimi i vdekjes, vajtimi, ngushëllimet, dhurimet për shpirt, e pesta, e dyzeta, një vjetori. Tradita tregon Folklorin tonë dhe folklorin ne e kemi disa llojesh.

Folklori muzikor

Redakto

Tipike për krahinat e Lumë dhe Malzi përsa i takon folklorit muzikor është homofonia, shoqërimi i këngës së burrave me çifteli. Në Gorë mungon rapsodia dhe zoteron polifonia. Kënga shoqërohet me vegla muzikore si: ideofone (raketakja, tepsia, guret, luget) , aerofone (gjethi, pipqza, Zumraja), kordefone(Lahuta , sharkia , Ciftelia) . Membranofone (Lodra, dajreja, tarabaku).

Folklor koreografik

Redakto

Për Lumën dhe Gorën tipike është vallja gjysmërrethi, ndërsa dyshja për Malëziun. Në Gorë e Lumë

 
Ansambli Folklorik Kukes

takohet vallja e e kënduar e grave ndërsa për burrat janë vallet epike si: Dramçja, Shkpesja. Këto valle shoqërohen me lodër dhe curle ndërsa të grave me daire , Malziut me fyell dhe çifeli.

Folklori dramatik

Redakto

Ky lloj folklori shoqërohet me vargje të kënduara nga shikuesit . Ky lloj lidhet me stinet dhe ditët e motmotit qe mund te permendim Plakëzat e Topojani, Xhamballat e Gorës, Ndarja e bjeshkës nga Malëziu.[3]

Nga Kukësi i vjetër ne Kukësin e Ri

Redakto

Më 28 korrik 1969 këshilli i ministrave i Republikës Popullore te Shqipërise në kuadrin e masave për lirimin e kupës së Liqenit të Fierzes që do te krijohej si rezultat i ndertimit të diges se Fierzes mbi lumin Drin vendosi shpernguljen e Kukësit te Vjetër , fshatin Ramhas dhe te lagjes

 
Kulla e memorialit Kosovar Kukes

Bozhe te Shtiqnit ne Kukesin e Ri .Ne vitin 1962 filloi ndertimin e qytetit te ri. Pas dy vitesh filloi popullimi i tij .Banori i parë ka qene Ilir Cingu me origjine na minoriteti[3].

Gjate periudhes 1965-1978 banoret Kukesit jetonin midis dy qyteteve . Krahas ndertimit te qytetit te Ri dhe spostimit te banoreve ne banesat e reja qe po ndertoheshin u ngrit dhe filloi nga puna sektori i prishjes se objekteve te banimit dhe te shërbimit ne Kukesin e Vjeter .Ne vitin 1978 portat e digës se Hidrocentralit te Fierzes u mbyllen dhe filloi mbushja e liqenit artificiali Fierzes. Ne vitin 1999 gjate krizes kosovare Kukësi i Ri me 15.000 banorë strehoi dhe tranzitoi rreth 450 mije kosovarë të perzënë nga serbet qe kishin pushtuar Kosovën atehëre . Ne vitin 2000 ne shenje falenderimi për ndihmën e tij humanitare kukësi u be qyteti i pare i cili u propozua per cmimin ‘’Nobel per paqe’’ po kjo nuk u aprovua[3].

Gjeografia e Kukesit te Ri

Redakto

Përsa i përket pozites gjeografike të Kukësit të Ri . Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Është qytet që kufizohet në Veri-Lindje dhe Lindje me qytetin e Prizrenit (Kosovë) ku si pikë kontakti është dogana e Morinës, dhe në brendësi të territorit Shqiptar kufizohet me Hasin në veri, Puken në perëndim dhe Peshkopinë në Jug. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në rreze të malit të Gjallicës (2487 m) dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri e cila ka filluar ndertimet ne vitin 1962 . Përfundoi së ndërtuari në vitin 1976, dhe vendin e Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore prej 72,5 km² e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i ndërtimit të Hidrocentralit me po të njëjtin

 
Kukesi i ri nga lart

emër. Baseni i këtij liqeni furnizohet nga dy lumenj të rëndësishëm, Drini i Zi (buron në liqenin e Ohrit) dhe Drini i Bardhë (buron në Malet e Rugovës, Kosovë), të dy këto degë formojnë Lumin Drin, më të gjatin në Shqipëri me 280 km i cili derdhet në Detin Adriatik nëpërmjet Gjirit të Lezhës. Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një gadishulli, gjë që i jep një pamje shumë piktoreske.[4]

Ka një shtrirje veri-jug prej 1,4 km dhe lindje-perëndim prej 0,9 km. Ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 150 hektare dhe lartësi mesatare 320-350 m mbi nivelin e detit .

Demografia

Redakto

Sipas statistikave të fundit të vitit 2011, Bashkia Kukës ka një popullsi prej 23131 banorë dhe 4761 familje. Po japim tabelën e të dhënave të popullsisë të ndara sipas lagjeve, dhe kategorisë M/F.[5]


Lagje - Fshati Popullsia Meshkuj Femra Nr. Familjeve
Lagje Nr 1 2961 1490 1471 574
Lagje Nr 2 2831 1418 1413 559
Lagje Nr 3 3290 1614 1676 633
Lagje Nr 4 2527 1304 1223 470
Lagje Nr 5 3219 1586 1633 609
Lagje Nr 6 4513 2262 2251 821
Lagje e Re + Kulla e Lumes 1315 662 653 505
Gostil 2191 1115 1076 513
Drinas 284 135 149 77
TOTALI 23131 11586 11545 4761

Ekonomia

Redakto

Para vitit 1925, fshati Kukës banohej kryesisht nga banorë vendas, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte bujqësia dhe blegtoria e cila zhvillohej në të dy anët e lumenjve Drini i Zi dhe Drini i Bardhë. Pas vitit 1925, Mbretëria Shqiptare i kushtoi një rëndësi të veçantë këtij fshati duke i dhënë statusin e një qyteti gjë që u be shkak që ai të popullohet me banorë të ardhur nga Shkodra, Prizreni, Gjakova dhe Gora. Ardhja e tyre shënon dhe futjen në jetën e këtij qyteti të aktiviteteve tregtare dhe prodhuese. Janë këta banorë të rinj që i japin Kukësit një pamje të re përmes ndërtimit të shtëpive të reja dhe moderne dhe krijimit të një fryme të re qytetare përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore. Ardhja e sistemit komunist shkaktoi dhe shkatërrimin total të kësaj përvoje, grabitjen dhe sekuestrimin e pronave dhe të pronarëve, shpronësimin e banesave dhe objekteve tregtare, nëpërkëmbjen e të drejtave dhe të lirive elementare të njeriut, degradimin e plotë të elementëve kapitalistë. Kukësi gjatë regjimit komunist ishte një qendër industriale në Shqipëri. Deri në vitet '90, Kukësi kishte një industri të nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrit (teknologji sovjetike e viteve '60), nxjerrjes dhe koncentrimit të mineralit të kromit, nxjerrjes së mineralit të kuarcit, prodhimit të materialeve të ndërtimit (materiale inerte, parafabrikate etj), përpunimit të lëndës drusore dhe prodhimit të mobilieve, prodhimit të qilimave dhe sixhadeve, prodhimeve ushqimore (pije alkoolike, prodhime të qumështit, prodhime përpunuese të frutave dhe perimeve, prodhimit te bukës etj.), mbledhjes dhe përpunimit të bimëve mjekësore, prodhime të industrisë mekanike, shërbim hotelier përmes dy hoteleve turistike të cilat pritnin dhe përcillnin dhe disa qindra turistë të huaj, etj.[6]

Kukësi ishte një vend i njohur dhe me traditë në rritjen dhe mbarështrimin e deleve. Cilësia e mishit dhe e leshit të deleve lumjane ishin të njohura në të gjithë Ballkanin. Regjimi komunist dhe veçanërisht fushata antiekonomike e tufëzimit të bagëtive, bëri që numri i krerëve të vijë vazhdimisht në rrënje dhe kjo veç kësaj çoi në ftohjen e dëshirës së blegtorit për të rritur e mbarështruar bagëti. Kukësi ishte gjithashtu një qendër e njohur e transportit. Krahas llojeve të tjera të transportit, aty ishte i zhvilluar dhe transporti ujor, përmes liqenit artificial të Fierzës, i cili bënte të mundur transportin e mallrave dhe të udhëtarëve. Transformimet e domosdoshme ekonomike drejt tregut të lirë pas viteve '90 bën që pjesa më e madhe e industrisë së lartpërmendur të falimentojë tërësisht, sepse ajo industri ishte ngritur për të funksionuar në kushtet e një ekonomie të centralizuar dhe të planifikuar. Mirëpo kjo shkaktoi shumë plage sociale, duke çuar në krijimin e një mase të madhe të papunësh.[6] . Mos zgjidhja në kohë e problemeve të pronësisë mbi tokën (veçmas problemet e shumta të krijuara nga shpërngulja e detyrueshme e banorëve të Kukësit të Vjetër pas ndërtimit të HEC-it të Fierzës) shkaktuan shumë konflikte pronësore dhe bllokuan tërësisht nismat e biznesit vendas dhe atij të huaj, duke krijuar një ngërç absurd që ende dhe sot e kësaj dite vazhdon t'a mbajë të mbërthyer dhe nën tension të gjithë Kukësin. Një rol shkatërrimtar për ekonominë e Kukësit dhe në acarimin e mëtejshëm të problemeve sociale, ka luajtur ekzistenca e kufirit me Kosovën, që nga viti 1948 e më tej pas viteve 90' dhe veçanërisht embargoja e komunitetit ndërkombëtar ndaj ish-Jugosllavisë, gjatë konflikteve etnike pas shpërbërjes së saj.

Transporti

Redakto

Qyteti i Kukësit, që nga viti 2009, është kthyer në një kryq të transportit mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar, pas vënies ne përdorim të autostradës që fillon në pikën e kalimit kufitar në Morin.

Kjo autostradë e ka vendosur Shqipërinë në rrjetin evropian të autostradave[4]. Edhe nga ana tjetër e kufirit po punohet me ritme të shpejta për të lidhur Vërmicën me Prishtinën.

 
Ura e kukesit

Njëkohësisht po punohet për ndërtimin e rrugës që lidh qytetin e Kukësit me Krumën e më tej me qytetet e Bajram Currit dhe Gjakovës. Në krahun tjetër po punohet në zgjerimin dhe rikonstruksionin e rrugës Kukës-Peshkopi. Edhe një segment i rrugës lidhëse me zonën e Gorës është në zbatim, mirëpo ky segment shtrihet në një terren shumë të vështirë dhe do të kërkojë më shumë kohë dhe fonde për t'u përfunduar. Duke parë investimet e kryera viteve të fundit, lirisht mund të thuhet se kjo pjesë e vendit nuk është më e izoluar si më parë dhe se janë krijuar kushtet për të nxitur investimet private vendase dhe të huaja, në fusha të tjera me leverdi ekonomike, që do të ulnin treguesit e papunësisë dhe do të rrisin mirëqënjen e banorëve.[4]


Qeveria shqiptar që një kohë ka nxitur projektimin e rrjetit hekurudhor që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe me rrjetet e tjera të rajonit dhe kalon mes Kukësit, për t'u lidhur me pikën më të afërt që është qyteti i Prizrenit, i cili ka lidhje hekurudhore me pjesët e tjera të Kosovës dhe të rajonit.

Klima karakterizohet nga një dimër i ashpër dhe një verë e nxehtë. Temperatura mesatare vjetore në rrethin e Kukësit sillet rreth 11,9 °C. Temperaturat mesatare sillen nga 3,9 deri 25,4 °C. Reshjet vjetore mesatare jane nga 800 deri në 1100 mm[7]. Shpejtësia mesatare e erës është 3,5 m/s në dimër, 3,1 m/s në pranverë dhe 2,3 m/s në vjeshtë. Trashësia e shtresës së borës është në varësi të drejtpërdrejtë me lartësinë mbi nivelin e detit. Zakonisht ajo lëviz nga 40 cm deri në 200 cm. Shtresa e dëborës mesatarisht zgjat 35-40 ditë.[7]

Politikat

Redakto

Qyteti i Kukësit u shpall bashki në fillimin e viteve 30. Kukesi eshte nje qytet me me shume karakter te djathte. Kryetar i Bashkisë së Kukësit është z.Hasan Halilaj i Lsi-së. Nder kryetaret e pare te Kukesit kane qene : Shefqet Çela (Mbreti Zog), Abedin Budinaku (Mbreti Zog), Tahir Kolgjini (pushtimi italian), Xhaferr Bislimi (pushtimi gjerman, i vrarë me atentat). Në vitin 1944 bashkitë u zëvendësuan me Këshillat Popullorë të qyteteve dhe u rikthyen në zgjedhet lokale të Korrikut 1992[2]. Nga viti 1992 e këtej kryetarët e bashkisë kanë qenë : Qemal Parllaku (1992-1996, Partia Socialiste), Safet Sula (1996-2000, Partia Demokratike), Ylber Zeneli (2000-2003, Partia Demokratike) dhe Osman Elezi (2003-2007, Partia Socialiste). Hasan Halilaj është i vetmi që ka fituar 2 herë zgjedhjet lokale në vitet 2007 (PD) dhe 2011 (PD më pas LSI)[3].

Figurat e Shquara

Redakto
  • Islam Spahia ( 1838 - 1928 ) .

Lindi në fshatin Kolosjan të Komunës së Bicajve. Më 1899 Islam Spahia përkrah Lidhjen e Pejës. Më 1903 është ndër oganizatorët e mbledhjes së Bicajt e " mbasbatës së Lumës ". Më 1911 nën kujdesin e tij u hap shkolla shqipe e Kolosjanit, e para në rrethin e Kukësit. Më 1912 ishte njëri nga organizatorët dhe udhëheqësite luftës kundër pushtuesve serbë në Qafën e Kolosjanit. 1922 - 1924 ishte një nga figurat kryesore të opozitës në luftën politike të këtyre viteve.

  • Ramadan Zakoci ( 1860 - 1014 ) " Dëshmor i Atdheut ".

Lindi ne Mamëz të komunës së Kolshit. Në moshën 18 - vjeçare aktivizohet me gardën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit. Mori pjesë në kryengritjen e Lumës të vitit 1893. Ishte një ndër udhëheqesit popullorë në qëndresat lunmjane kundër pushtuesve turq në vitet 1909, 1910 dhe 1911. Ishte një nga organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të luftimeve të forcave lumjane, kundër pushtuesve serbë në nëntorin e vitit 1912. Ai viq në Bicaj më 25 shtator 1914.

  • Muharrem Bajraktari ( 1894- 1989 ).

Muharrem Bajraktari lindi në fshatin Donaj të Komunes Bicaj. Studimet ushtarake i kreu në Austri gjatë viteve 1916 - 1918. Pas shumë viteve emigrant që nga viti 1924 në fund të vitit 1939 ai kthehet në atdhe. Ai punoi shumë për të lidhur rezistencen e nacionalistëve me lëvizjen antikomuniste gjithëshqiptare. Në pranveren e vitit 1946 ai udhëheqte 57 kundërshtare të PKSH ( Partia Komuniste Shqipetare ) ai detyrohet të lërë vendin e tij dhe vdiq në Bruksel.

  • Hasan Kërxhaliu ( 1902 - 1946 ) .

Një tjetër figurë e shquar që luftoi për vendin e tij ishte edhe Hasan Kërxhaliu . Ai vdiq në Limth ( Kolosjan ), me 23 mars të vitit 1946. Ai u shpall dëshmor i atdheut dhe Hero i Popullit.

  • Shefqet Hoxha " Mesues i Popullit ". Lindi ne fshatin Canaj të komunes së Bicajt ne vitin 1934 . Mbaroi Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës në degën gjuhë - letërsi shqipe. Krahas arsimit u është kushtuar studimeve në disa fusha si : dialektologji , Etnografi , e drejta zakonore shqiptare , folklori , histori , etimologji . Ështe autor i "Përralla popullore Lumjane " , "Toponimet e Fanit".
  • Rahim Meçka ( 1878 - 1969 )

Lindi në fshatin Pakisht të komunës Orgjost. U shqua si mundës në moshë të re. U bë i njohur në tërë Ballkanin dhe në Turqi në kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak .

  • Agim Spahia( 1952 - 1993 )

Ishte një poet lindi në fshatin Kolosjan të komunës së Bicajt, mbaroi fakultetin për gjuhe - letërsi në Shkodër. Punoi si mësues në shkollat e Hasit gjithashtu edhe në Kukes ai vdiq në dhjetor 1993. Iu kushtua krijimtarisë letrare dhe sidomos asaj politike është autor i vëllimit në prozë " Një dy tre zogu " dhe themeluesi i gazetës " Luma " .

  • Ramazan Memeshi është piktor lindi në fshatin Oreshkë të komunës së Shishtavecit me 1957. Mbaroi studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën skenografi ai punon si skenograf pranë estradës profesioniste në Kukës.

Referimet

Redakto
  1. ^ http://www.kukesi.gov.al/bashkia/?s=popullsia
  2. ^ a b c d e f g h Dokle Elmaz , Qyteti qe u be kurban per ti dhene drite Shqipërise, shtepia botuese ERIK . Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "test1" defined multiple times with different content
  3. ^ a b c d e f g h i j Vendlindja ime , Nazif Dokle . Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "test2" defined multiple times with different content
  4. ^ a b c Qarku i Kukësit, Nasip Meçaj dhe Maxhun Dida. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "test3" defined multiple times with different content
  5. ^ http://www.kukesi.gov.al/bashkia/qyteti/.
  6. ^ a b http://www.shqiperiaonline.tv/qytetet-shqiptare/kukesi/
  7. ^ a b Nje guide per Kukesin, Hamit Noka. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "test4" defined multiple times with different content