Wikipedia:Artikulli i ditës/50, 2011.
Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare (160 km neto, 285 km). Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë, nga Malet e Zhlebit , përshkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzes,- dhe Drinit të Zi që buron nga Shën Naumi, Republika e Maqedonisë, e rrjedha e tij kalon në mes Liqenit të Ohrit, i cili siç dihet furnizohet me ujë nga Liqeni i Prespës, ai merr disa degë si p.sh. Radiken (Treva e Dibres).