Wikipedia:Artikulli i javës/2023/28
Refugjatët është një term që nënkupton një person i cili ka humbur mbrojtjen e vendit të tij të origjinës dhe nuk mund ose nuk dëshiron të kthehet atje për shkak të frikës së bazuar nga persekutimi. Një person i tillë mund të quhet azilkërkues derisa t'i jepet statusi i refugjatit nga shteti kontraktues ose Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), nëse ata bëjnë zyrtarisht një kërkesë për azil.
Përkufizimi i parë i statusit ndërkombëtar të refugjatit erdhi me Lidhjen e Kombeve në vitin 1921 nga Komisioni për Refugjatët.