Wikipedia:Artikulli i javës/2023/3
Isa bej Boletini i njohur si Isë Boletini (15 janar 1864 – 23 janar 1916) u lind në kullën e familjes në Boletin, pranë Mitrovicës, asokohe në sundimin e Perandorisë Osmane, i biri i Ademit të Murselit dhe Aishes. Familja e tij i takonte vëllazërisë Maksutaj të fisit të Shalës. Ishin zhvendosur nga Isniqi i Deçanit për në Boletin për punë gjaku.
Ka qenë kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas, shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910-s dhe 1912-s. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. U vra gjatë një shkëmbimi zjarri me malazezët në Podgoricë së bashku me 17 shoqëruesit e vet.