Wikipedia:Artikulli i javës/2023/8
Procesi i pavarësisë së Kosovës filloi zyrtarisht në nëntor 2005 për vendosjen e statusit të pavarësisë së Kosovës. Që prej 1999-s ajo është administruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, UNMIK-u dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës. Në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, përmendet se Kosova është protektorat i OKB-së. Sipas kësaj rezolute OKB-ja ka përgjegjësinë për administratën civile, kurse NATO për sigurinë në Kosovë.
Pas shumë bisedimesh, Kosova u shpall shtet i pavarur më 17 shkurt 2008.