Wikipedia:Artikulli i javës/2024/22
Psikologjia e fëmijërisë është një degë e psikologjisë që studion proceset e mendimit dhe sjelljet e fëmijëve, zhvillimin e tyre psikologjik dhe problemet e mundshme gjatë periudhës së fëmijërisë. Ajo gjithashtu merr parasysh edhe mjedisin jetësor të fëmijës. Në paraqitjen dhe zhvillimin e psikologjisë fëmijënore si një disiplinë shkencore e psikologjisë zhvillimore kanë dhënë kontribut një varg psikologësh mes të cilëve duhet përmendur Urie Bronfenbrenner, Erik Erikson, Sigmund Freud, Anna Freud, Jean Piaget, Barbara Rogoff, Esther Thelen dhe Lev Vygotsky.