... kafeneja e parë e Londrës në vitin 1652 është hapur nga një shqiptar nga Tuzi me emrin Pashk Rosi. Në Muzeun Britanik gjendet një faturë origjinale e shkruar me dorën e shqiptarit Pashk Rosi(Pasqua Rosee) e ekspozuar në stendë nga koha kur kafeneja ishte e hapur dhe se kafeneja gjendet në pjesën më të vjetër të qytetit në Londër ku ka pasur klientë njerëz me shumë famë si John Milton?
... gjatë karrierës së tij Skënder Sallaku ka meritën e të qenit kllouni i parë, i Cirkut shqiptar dhe të çeljes së një rruge të bukur e të dashur për publikun?
... që suedezo-gjermani Johann Erich Thunmann ishte dijetari i parë i huaj i cili paraqiti ndërkombtarisht më 1774 teorinë e prejardhjes së shqiptarëve nga Ilirët?
... studimet e fundit pohojnë se “pauza” e ngrohjes globale qe shkaktuar nga erërat në Oqeani Paqësor dhe ato me kohë do të humbin intensitetin, për pasojë sërish do të “aktivizohet” ngrohja globale?