• ... Elhaida Dani ka dalë e para në renditjen e këngëve më të klikuara në Eurovision 2015 duke mposhtur të gjithë konkurrentët e këtij edicioni me 1 milionë e gjysmë klikime ?
  • ... shqipja do të jetë e pranishme në website Youtube ndër 76 gjuhët sipas mbështetjes së Google ?
  • ... një aventurier çek me emrin Vit Jedlicka pretendon se ka zgjidhur çështjen e kufirit mes Serbisë dhe Kroacisë dhe ka krijuar "shtetin" e ri Republikën e Liberlend – it një vend i pavarur që shtrihet në perëndim të Danubit dhe ligjërisht është "tokë e askujt" ?
  • ... Naypyidaw i cili në vitin 2015 u bë kryeqyteti i ri i Birmanise duke zëvendësuar paraardhësin e tij të mëparshëm Yangon dhe është kryeqyteti më i boshatisur në botë ?
  • ... në prag të 14 shkurtit një letër që këngëtari Johnny Cash i dërgonte të shoqes June me rastin e 65- vjetorit të lindjes është votuar si letra e dashurisë më e bukur në botë ?
  • ... shkencëtarët kinez së fundi kanë publikuar një studim të ri të kryer në kafshë që ka treguar efektin e dobishëm prurje e Boronica në fibrozën e mëlçisë ?
  • ... një intervistë e Syrja bej Vlora i ati i Eqrem beut botuar në gazetën e Bukureshtit Universul të datës 25 nëntor 1912 vetëm tri ditë para se Ismail Qemal Vlora të shpallte pavarësinë e Shqipërisë pohon se ka qenë një figurë me ndikim tek qarqet politike evropiane dhe e përdori këtë ndikim në të mirë të vendit ?