Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/43
Europa regina është një hartë mesjetare e vitit 1582 ku kontinenti evropian paraqitet në formën e një mbretëreshe. Termat Illiricum, Albania dhe Albanus jane të përfshirë në të.
Harta paraqitet si një grua e re me një qëndrim të drejtë, me Gadishullin Iberik që formon kokën e saj të kurorëzuar dhe Bohemia e cila paraqet zemrën e saj. Autor i saj është humanisti Heinrich Bunting i cili në veprën me titull "Itenerarium sacrae scripturae", e kishte paraqitur një hartë të Evropës me karakteristika të një gruaje të përfshira në edicionin e tij të vitit 1582. Në edicionin e vitit 1589 kjo paraqitje e Evropës njihet si Europa Regina - Mbretëresha Evropë.
Bazuar në këto dhe shembuj të tjerë, viti 1587 shënon kohën kur shumë botime filluan të adoptojnë imazhet e njohura si Europa Regina.