Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/48
Kopshtet e fëmijëve u hapën për herë te parë në fund të shekullit XVIII në Bavari dhe Strasburg nga pedagogu gjerman Friedrich Fröbel?
Ato u kthyen shume shpejt në një institucion edukativ e arsimor parashkollor e ku aktiviteti profesional mbështetet në lojëra, këndime, dhe aktivitete praktike të fëmijëve siç janë vizatimi dhe ndërveprimi shoqëror si pjesë e kalimit nga shtëpia në shkollë.
Institucione të tilla fillimisht u krijuan për t'u shërbyer fëmijëve, prindërit e të cilëve që të dy punonin jashtë shtëpisë. Sot, termi përdoret në shumë vende për të përshkruar një larmi institucionesh arsimore dhe hapësira të të nxënit për fëmijë që fillojnë nga mosha një deri në shtatë vjeç, bazuar në një larmi metodash mësimore.