Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/39
... Në ekspeditën e vitit 2005, arkeologia Edi Shukriu zbuloi një seri pikturash shkëmbore në vendndodhjen Mrrizi i Kobajës (1.5 km në perëndim të vendndodhjes së sotme të fshatit Vlashnjë) në një kodër, nga e cila shihet lumi Lumbardhi. Arti i hapur shkëmbor është pikturuar në gur gëlqeror me bojë të kuqe - një përzierje e gjakut të kafshëve dhe dyllit ose okrës. Datimi i tyre është i paqartë pasi Vlashnja ka shumë zona nga epoka të ndryshme, por ajo specifikohet gjerësisht midis neolitit të vonë (rreth 3600 p.e.s.) dhe epokës së hershme të bronzit (rreth 2000 p.e.s.) në Ballkan.