Albrecht Dürer, Autoportret me lule Eryngiumi (1493

Albrecht Dürer 21 maj 1471 – 6 prill 1528) ishte një piktor dhe teoricien i Rilindjes Gjermane. I lindur në Nuremberg, Düreri arriti të krijonte reputacionin e tij dhe të ndikonte në Evropë që kur ishte ende në të njëzetat. Ai ishte në komunikim me artistët e mëdhenj italian të kohës së tij, duke përfshirë Raffaello-n, Giovanni Bellini-n dhe Leonardo da Vinçin, dhe nga viti 1512 ishte nën mbrojtje e perandorit Maximilian I. Konsiderohet si eksponenti më i madh i pikturës së Rilindjes gjermane. Në Venecia artisti hyri në kontakte me mjediset neoplatonike, të cilat e çuan drejt veprave me karakter ezoterik. Shembulli klasik këtyre veprave është ajo me titull Melencolia I, e realizuar në 1514, ku shfaqen simbologji të shumta hermetike.





Parapamje në vitrinë

Redakto