Ura mbi lumin Vltava, pamje nga Letná.

Praga është kryeqyteti i Çekisë, e njëkohësisht qyteti më i madh në vend dhe metropoli më i rëndësishëm historik i krahinës së Bohemisë. Ai renditet i 14-ti për nga madhësia në listën e qyteteve më të mëdha të Bashkimit Europian. Aktualisht qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 496 km2 me popullsi prej rreth 1,3 milion banorësh.

Praga njihet si një nga qytetet më të bukur të Evropës. Qendra historike e qytetit, bashkë me pamjen unike të Kështjellës së Pragës, fitues i rekordit Guiness në vitit 1996 për kompleksin-kështjellë më të madh në botë, është pasuri e UNESCO-s. Pikërisht kjo qendër historike tërheq miliona turistë çdo vit. Në vitin 2007, 4 009 000 turistë vizituan qytetin. Viti 2006 e renditi Pragën si qytetin e tetë më të vizituar në Evropë e 2007-a të shtatin dhe në vendin e 19-të në rang botëror. Pseudonimet për Pragën përfshijnë "qyteti i artë" dhe "qyteti i njëqind majave". Ky i fundit u përdor për herë të parë nga historiani Josef Hormayer në fillim të shekullit 19-të. Në atë kohë këto maja i numëroi matematikani e filozofi Bernard Bolzano, i cili arriti deri në 103.





Parapamje në vitrinë

Redakto