Saturni dhe unazat e tij

Saturni ose Shtuni (dikur Shëtuni) një planet i Sistemit Diellor. Ai është planeti i gjashtë për nga largësia nga Dielli. U emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke. Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit të Saturnusit. Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë. Për shkak të kësaj, këta katër planete quhen "gjigantët e gaztë". Saturni ka 61 satelitë natyrorë (plus 3 të tjerë të pakonfirmuar akoma). Më i madhi është Titani, që është më i madh edhe se planeti Mërkur. Rreth Saturnit ka një numër të madh unazash, të përbëra nga akulli dhe sasi më të vogla shkëmbinjsh dhe pluhur. Saturni është rreth 1.4 miliard kilometra larg nga Dielli. Këtij planeti i duhen 29.5 vjet të Tokës për të kryer një rrotullim të plotë rreth Diellit.






Parapamje në vitrinë

Redakto