Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2017/23
Pallati Drottningholm (suedisht: Drottningholms slott) është një rezidencë banimi private e familjes mbretërore suedeze. Ajo është e vendosur në Drottningholm. E ndërtuar në ishull Lovön (në Komunën Ekerö të Qarkut të Stokholmit), kjo është një nga Pallatet Mbretërore të Suedisë. Ajo është ndërtuar fillimisht në fund të shekullit të XVI-të. Ajo shërbeu si një vendbanim i rregullt veror i oborrit mbretëror suedez për shumicën e shekullit të XVIII-të. Përveç qëndrimit privat të familjes mbretërore suedeze, pallati është një tërheqje turistike popullore.