Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2017/39
Prishtina është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Kosovës. Qyteti është bashkësi dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës. Bashkia e Prishtinës ka një popullsi prej 198.214 banorësh sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011.
Toponomastika edhe nuk e ka shpjeguar prejardhjen e emrit Prishtinë. Ekzistojnë disa hipoteza të bazuara në etimologji, por që nuk hedhin dritë përfundimtare në këtë çështje. Ekzistojnë disa supozime që mbështeten në burimin ilir të fjalës, apo në atë latin (pristinume- “e dikurshme”). Ka autorë që e përmendin zhupaninin shpatë-mbajtës (macherario zuppano) me emrin Prishtina që gjendet në një dokument të knezit kroat Mutirimit nga viti 892. Kjo nuk dëshmon më shumë se ekzistimin e një antroponimi në mesjetën e hershme. Por, ka autorë që nisen prej asaj që emri Prishtinë do të ketë qenë emër i ndonjë personaliteti.