Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/29
Arkitektura Tamile është stili dhe teknika e zhvilluar në rajonet tamile përgjatë mijëra vjetëve. Ajo përfshin shetin e Indisë Jugore të Tamil Nadusë dhe rajonet e minoritetit tamil në Sri Lanka. Arkitektura Tamile i përket kryesisht Stilit Dravidian të Arkitekturës dhe konsiderohet si dhuratë e viswa-brahminëve. Megjithëse arkitektura e tamilakamit të lashtë përfshinte shtëpitë, pallatet dhe ndërtesat publike, ndërtesat e lashta që kanë mbijetuar janë tempujt. Dy koleksione të rëndësishme të këtyre monumenteve të lashta janë njohur nga UNESCO-ja si Vende të Trashëgimisë Botërore. Ata janë Mahabalipurami (600-900) dhe Tempujt e Mëdhenj të Gjallë Chola (848-1280).