George Washington
George Washington

Xhorxh Uashington George Washington (lindur 22 shkurt 1732 - 14 dhjetor 1799) ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797) , biri i Mary Balle , Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt "Babai i vendit të tij". Ai nuk i takonte asnjë partie.

Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllever gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës së franceze dhe indiane. Në 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Delaware në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.