Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/52/2011
Ekuacioni i valës është një ekuacion diferencial pjesor i rendit të dytë me rëndësi shumë të madhe i cili përshkruan propagimin e një sëre llojesh valësh, si valët e zërit, valët dritore si dhe valët në lëngje. Ky ekuacion shfaqet në fusha të ndryshme si në akustikë, elektromagnetizëm, si dhe në dinamikën e fluideve. Historikisht, problemi i një korde vibruese si ajo në një instrument muzikor u studiua për herë të parë nga Jean le Rond d'Alembert, Leonard Ojler, Daniel Bernulli, dhe Jozef Luiz Lagranzhi. Ekuacioni i valës është prototipi i shembullit për një ekuacion diferencial pjesor hiperbolik.