Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/10
Korani një nga thesaret e natyrës shqiptare që thuhet se porositej edhe nga Mbretëresha e Anglisë si stoli e shijes së tryezave aristokrate është një specialitet gatimi si në menutë shqiptare, ashtu edhe në ato maqedonase. Peshkimi në vitet e fundit e ka rrezikuar deri zhdukjen e këtij peshku të rrallë endemik, megjithëse ekzistojnë nisma dhe janë organizuar shumë veprimtari nga të dyja palët për ruajtjen e koranit.