Plazhi i Rradhimës në Vlorë


Radhima është një fshat në Bashkinë e Orikumit të Rrethit të Vlorës në Shqipëri. Fshati ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës. Dëshmohet si vendbanim i lashtë i shekullit te III-II p.e.r. Përmendet për rritjen e derrave, prodhimin e verës dhe të shajakut. Ka drejtim kryesor prodhimin e agrumeve, ullirit, vreshtarisë dhe turizmin.