Lumi Buna dhe Drini në deltën e bashkimit , parë nga resorti Iliria në Shkodër


"Një njeriu të zakonshëm, të ardhur nga qyteti i Manastirit, Shkodra i duket fillimi i Europës"

Shtrihet për rreth 16,46 km²[4] në nyjën hidrografike më pranë liqenit me të njëjtin emër dhe lumenjtë Drin, Buna dhe Kir në një ultësirë të "mbrojtur" nga liqeni, Alpet Shqiptare në lindje ku spikasin maja e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldies (mali Sardonik i Marin Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj. Shkodra është një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Qyteti vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit dhe ofron turizëm të shumllojshëm ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor, lumor e malor nga Velipoja në Adriatik, Shiroka e Zogaj buzë liqenit, Sarda në Vau Dejës deri në Razëm , Shkrel , Bogë , Theth, Vermoshi nëpër Malësi, shumë e shumë pika të tjera.