Peshkopia

Peshkopia renditet në vendin e 9 mes dhjetë qyteteve tek të cilët jetohet më mirë në Shqipëri nga Tyler Brûlé gazetar i njohur kanadez: "Mes lumit Drin dhe malit legjendar të Korabit, qyteti i Peshkopisë ka qenë dhe mbetet një nga qytetet me tradita në pastërti, mirëqenie sociale dhe kryqëzim rrugësh tregëtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Nuk i kanë munguar as investime të ndryshme nga qeveritë qendrore e lokale dhe si e përkëdhelur, madje Peshkopia sot ka edhe filial universitar. Nuk shquhet për shtrenjtësi e në përgjithësi ruan profilin e një qyteti të qetë ku jetohet këndshëm. Rruga e Arbrit (rrugë) do i jepte përfundimisht autoritetin e duhur kësaj treve historike."