Principata e Arbërit ose Arbëria (1190-1255) ishte shteti i parë shqiptar gjatë mesjetës Shpallja e shtetit feudal të Arbërisë, në veri të Shqipërisë, me Krujën si kryeqytet u zhvillua më 1190. Si themeluesi të këtij shteti është i njohur Progoni dhe më vonë Gjini dhe Dhimitri. Ndërfandina është e njohur si qendra më e rëndësishme e kësaj principate. Për këtë ishte folur në mënyrë të qartë nga stema e Arbërit e gjetur e gdhendur në gur në Kishën Katolike të Shën Marias. Pas rënies së Dinastisë së Progonit, principata u vendos nën Grigor Kamona dhe Gulamin e Shqipërisë. Së fundi Principata u shkri në vitin 1255. Periudha më e mirë e principatës ishte nën udhëheqjen e Dhimitër Progonit.