Mëria
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Mëria në jug, Maria ose Mria në veri (aramisht מרים, Maryām, greq. Μαριαμ, Mariam, Μαρια, Maria; arab.: مريم Merjem) ka qenë një hebree galilease nga Nazareti, e shoqja e Jozefit dhe e ëma e Jezuit sipas ungjijve kanonikë dhe Kuranit.
Në gjuhën shqipe dhe ndër të krishterët, Shën Mëria (ose Maria) njihet si Zonja e Bekuar. Ajo adhurohet si shenjtore nga Krishterimi. Prindërit e saj ishin Joakimi dhe Shën Ana (Mateu 1:18-20, Luka 1:35). Sipas ungjillit të Lukës, Maria ishte nje vajzë besimtare e virgjër, një ditë asaj ju shfaq kryengjëlli Gabriel, lajmëtari hyjnor i dërguar nga Perëndia, për t´i treguar asaj se do të lindte Birin e Zotit, përmes mrekullisë së Shpirtit të Shenjtë.
Maria ashtu si edhe biri i saj Krishti, janë figurat më të adhuruara në fenë e krishtere, veçanërisht në kishën katolike romake dhe në kishën ortodokse. Ajo nderohet shumë edhe te myslimanët.
Fusha e teologjisë krishtere, që merret me figurën e saj quhet mariologji. Festa e lindjes së Shën Marisë është 8 shtatori, dhe kremtohet nga kishat ortodokse, katolike, dhe anglikane. Kishat katolike dhe ortodokse festojnë edhe shumë ditë të tjera festive të Zonjës së Bekuar.
Shënime historike
RedaktoShën Maria në Kuran
RedaktoLindja e virgjër e Jezusit
RedaktoLindja e virgjër e Jezusit në Kuran
RedaktoKulti i Mërisë në viset shqiptare
Redakto- Zonja e Këshillit të Mirë, Shkodër
- Zonja e Cernagore, Letnicë
Lidhje të jashtme
Redakto- Anglisht. Shtëpia e Maries - Historia e jashtëzakonshme pas zbulimit të shtëpisë ku Virgjëra Mari jetoi e vdiq.
- Italisht. Faqe rrjetore zyrtare e Zojës.
- Anglisht. Studim rreth Zojës së Bekuar në Bibël Arkivuar 13 qershor 2007 tek Wayback Machine.
- Gjermanisht. Fjalori i shenjtorëve. Shën Maria.
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Virgj Meria. |