Merjemja ose Mejreme (Arabisht: مريم) është nëna e Isait (Jezusi), dhe konsiderohet një prej femrave të ndershme në fenë Islame. Merjemja përmendet më shumë në Kuran se në Dhjatën e Re. Poashtu ajo është e vetmja femër që përmendet në Kuran. Poashtu është një sure me këtë emër dhe është surja e 19-të.

Mëria në imazhin persian

Familja

Redakto

Në Kuran, thuhet se Merjemja është "vajza e Imranit" dhe "motra e Harunit". Motra e Merjemës ishte Ashia, dhe Ashia ishte tezja e Isaut.

Lindja

Redakto

Nëna e saj ishte e paaftë për të lindur. Një ditë, ajo sheh një harabel që e shihte kur e ushqeu të vegjëlit e saj, e cila i'a shtoi dëshirën për t'u bërë nënë. Për këtë, ajo u betua se nëse do të mbetej shtatzënë dhe do lindte një fëmijë, do ia kushtonte Zotit dhe fesë së Tij. Nëna e Merjemjës, u betua se nëse mbetet shtatzënë, djalin që do të lindë do ia kushtojë shtëpisë së shenjtë. Në fakt ajo mbeti shtatzënë, por kur lindi foshnja ishte femër dhe jo mashkull. Ishin vetëm meshkujt ata që i kushtoheshin shërbimit të shtëpisë së shenjtë, kurse femrat ishin të përjashtuara. Ndërkohë, babai i Merjemes së porsalindur, ishte kryemurgu i shtëpisë së Shenjtë në Jeruzalem. E shoqja u këshillua me Imranin lidhur me betimin e saj. Ai i tha: "Përderisa t'i je betuar se do ia kushtosh shërbimit të Shtëpisë së Shenjtë, kështu le të jetë, edhe pse është femër." Kështu Merjemja i kushtohet shtëpisë së shenjtë që kur ishte foshnje. Kur lindi profetin Isa, ajo ishte pesëmbëdhjetë vjeçe, por që në pamje dukej si një grua me përvojë.

Lindja e Isës

Redakto

Në suren e 19, ajeti 17-21, përmendet se si filloi lindja e Merjemës. Në suren 3, ajeti 47, Merjemja thotë: si mund të kem djalë kur asnjë mashkull nuk më ka prekur. Në transmetimet Kur'anore është më ndryshe se në Dhjatën e Re. Në Kuran thuhet se kur Merjemja pati dhimbje, ajo u mbështet në një pemë, pastaj i'u erdhi një zë i cili i tha Merjemës: "Shkunde pemën". Kur ajo lindi, ajo u kthye në vendi e saj. Izraelitët e pyetën Merjemën se si e lindi Isain, pastaj Merjemja bën me gisht tek Isai dhe sipas Kuranit, Isau si foshnje foli për profesinë e tij për herë të parë.

Merjemja në Islamin e tanishme

Redakto

Ka disa xhamia e cila e kanë emrin e Merjemës.

  1. Xhamia e Merjemës nëna e Isës, e cila kjo xhami ndodhet në Australi.
  2. Xhamia e Merjemës, e cila ndodhet në Çikago.

Shiko dhe këtu

Redakto

Lidhja e jashtme

Redakto