At Vinçens Prenushi


Vinçens Prenushi njihet ndër 40 martirët shqiptarë si eseist, publiçist, poet, folklorist e përkthyes, ka përkthyer romane nga Wisman, Sinkieviç, Weber dhe Pelico. U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. "Kangët" e Prennushit u bënë themeli mbi të cilin më vonë do të ngrihej vepra monumentale kombëtare; "Visaret e Kombit". 14 Mars 1914, kur në Kështjellën Rozafat u ngrit me brohoritjen e mbarë Popullit të Shkodrës, i Lumnueshmi Flamur Kombëtar, ishte Ai frati i zgjedhun që mbajti fjalimin e rastit aty. Në vitin 1917, ishte anëtar i "Komisisë Letrare Shqipe" në Shkodër ku u përcaktuan rregullat e para të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Më 1918 botoi "Fjala e Zotit" si dhe "Grueja shqyptare" e para vepër letrare e tij e botuar në shtypshkronjën françeskane.