Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/11/20
Selma Ottilia Lovisa Lagerlöf (Östra Ämtervik, 20 nëntor 1858 - Mårbacka, 16 mars 1940), shkrimtare suedeze. Është fituese e Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1909, njëherit femra e parë që fiton këtë çmim për punën e vet letrare. Në vitin 1914 bëhet anëtarja e parë e akademisë Suedeze, trupë e cila e ndanë shpërblimin e përmendur. Në atdheun e vet edhe sot, kryesisht është e njohur si autore e librave për fëmijë Aventurat e Nils Holgersson , I , II (Nils Holgersons underbara resa genom Sverige, 1906-07). Veprën e ka shkruar me porosi, me qëllim për rritjen e vetëdijes për mësim në gjeografi në shkollën fillore. Gjenerata të suedezëve dhe shqiptarëve nga filmat vizatimorë janë ndikuar nga njohja e Suedisë, me djaloshin Nils, i cili shëtiti atdheun me zanën patë fluturuese.