Aleksandër Xhuvani


Aleksandër Xhuvani ishte mësues, gjuhëtar, pedagog, tekstolog dhe një ndër studiuesit e shquar të gjuhës shqipe. Më 1905, kur botoi artikullin e parë në revistën "Albania" të Faik Konicës e deri në fund të jetës, vijoi shkrimet publicistike, gjuhësore, pedagogjike dhe letrare. Për një farë kohe drejtoi botimin e Elbasanit "Kopshti letrar"; më pas botoi shumë studime mbi veprat e letërsisë së viteve '30. La një trashëgim të çmuar veprash gjuhësore, pedagogjike, teoriko-letrare. Ndër veprat e tij me karakter pedagogjik, radhisim: "Libri i gjuhës shqipe" 1924; "Njohuritë e para të sintaksës shqipe" 1925; "Fillimet e pedagogjisë didaktike" 1926; "Pestaloci" 1927; "Fillime të stilistikës dhe të letërsisë së përgjithshme" (me Kostaq Cipon) 1930; "Fillimet e pedagogjisë 1933 Në vitin 1954 nën kujdesin e profesor Xhuvanit u realizua hartimi i “Fjalorit të Gjuhës Shqipe”.