Ilustro Wikipedia-n do të zhvillohet nga 1 korriku - 31 gusht. Bëhuni pjesë e saj dhe hyni në garë për të fituar shpërblime!
Ilustro Wikipedia-n 2020

Ilustro Wikipedia-n është një fushatë e organizuar nga Wikimedianët e Gjuhës Shqipe që thërret Wikipedianët nga projektet dhe komunitetet shumëgjuhëshe Wiki të shtojnë ilustrime (përfshirë fotografi, video, audio, harta, diagrame) te artikujt e Wikipedia-s të cilave ju mungojnë ato. Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë, përfshirë këtu Wikipedianët e rinj - e fituesit, do të shpërblehen!

Fushata mbahet për të promovuar përdorimin në faqet e artikujve të Wikipedia-s të skedarëve medialë digjitalë, të mbledhur nga gara të fotografive dhe photowalks të ndryshme të organizuara nga komuniteti i Wikimedia-s. Ilustrimet kapin vëmendjen e lexuesve më shumë se sa një tekst i gjatë, ilustrojnë përmbajtjen dhe e bëjnë artikullin më praktik dhe tërheqës për lexuesit.

Qindra imazhe janë kontribuar në Wikipedia Commons përmes programeve të ndryshme përkrahëse, photowalks dhe garave përfshirë këtu gara ndërkombëtare si Wiki Loves Monuments, Wiki Loves Earth, Wiki Loves Africa, Wiki Loves Folklore, etj. Megjithatë relativisht pak nga këto foto janë përdorur/shtuar në faqe të artikujve të Wikipedia-s.

Sot, Wikimedia Commons përmban miliona skedarë por vetëm një pjesë e vogël e tyre janë përdorur në faqe të artikujve të Wikipedia-s. Ilustro Wikipedia-n synon që ta ngushtojë këtë hendek.

Për t'u bërë pjesë e garës lokale, lexoni rregullat poshtë.

Si të bëheni pjesë e Ilustro Wikipedia-n?

Redakto
Ilustrimi i një artikulli në Wikipedia për fillestarë

  Kyçuni në llogarinë ekzistuese ose Krijoni llogari të re në Wikipedia (Kjo llogari vlen për Wikipedia-t e të gjitha gjuhëve si dhe projektet Wiki të tjera)

  Gjeni një artikull në Wikipedia shqip të cilit i duhen ilustrime.

 Përzgjedhni ilustrimin e duhur për të në Commons. Shtypni këtu për të kërkuar, duke shkruar në shiritin e kërkimit titullin e ilustrimit apo kategorisë që po kërkoni. (p.sh nëse kërkoni Teatri Kombëtar do të ju shfaqen fotografitë dhe kategoritë të emëruara Teatri Kombëtar)

  Në faqen e artikullit të përzgjedhur nga ju në Hapin 2, shtypni “Redakto” dhe shtoni fotografinë e zgjedhur në Hapin 3, bëni një përshkrim (description) në gjuhën shqipe për ilustrimin te artikujt e Wikipedia-s shqip. Para se të bëni ndryshimet përfundimtare, së pari shtypni opsionin “Parapamje” për të parë se si është pozicionuar fotografia në artikull dhe nëse ka nevojë për ndryshime të tjera. Kur jeni të kënaqur me fotografinë, shtypni “Publiko ndryshimet”.

  Me rëndësi: Përfshini dy hashtagët #WPWPSQ #WPWP te fusha e tekstit me mbishkrimin "Përmbledhja e redaktimeve" të artikujve të përmirësuar me fotografi. Nëse nuk e përfshini, nuk do të mund të gjurmojmë kontributetet tuaja.

  Nëse nuk gjeni ilustrim për artikullin që dëshironi ta ilustroni në Wikipedia shqip, mund të ngarkoni fotografitë dhe materialet e tjera multimediale (shikoni listën e skedarëve që mund të ngarkohen në Commons këtu). Keni parasysh që këta skedarë duhet të jenë krijim i juaji dhe në përputhje me licencat e përdorimit të lirë.

Kategori me fotografi të garave dhe fushatave të mbajtura në Shqipëri dhe Kosovë

Redakto

Më poshtë gjeni një listë të kategorive që përmbajnë fotografi nga gara dhe fushata të mbajtura në Shqipëri dhe Kosovë përgjatë viteve. Këto foto mund të i vendosni në artikujt përkatës të cilëve u mungojnë.

  1. Wiki Loves Monuments 2018 Shqipëri
  2. Wiki Loves Monuments 2018 Kosovë
  3. Wiki Loves Monuments 2019 Shqipëri
  4. Wiki Loves Monuments 2019 Kosovë
  5. Wiki Loves Earth 2019 Shqipëri
  6. Wiki Loves Earth 2019 Kosovë
  7. Wiki Loves Classics 2019 Kosovë
  8. Wiki Loves Classics 2019 Shqipëri
  9. Wiki Academy Kosovo Photo Contest
  10. Wiki Academy II

Rregullat e fushatës

Redakto
 
Ilustrimet duhet të vendosen në artikuj gjatë periudhës 1 korrik - 31 gusht 2020.


 

Nuk ka limit të numrit të ilustrimeve që mund të shtohen nga një pjesëmarrës. Sa më shumë, aq më mirë!


 
Fotografitë e reja që publikohen në Commons duhet të jenë një licencë të përdorimit të lirë ose të jenë pjesë e domainit publik. Licencat nën të cilat mund të publikoni janë CC-BY-SA 4.0, CC-BY 4.0, CC0 1.0.
 
Pjesëmarrësit duhet të jenë përdorues të regjistruar në cilindo nga projektet e Wikimedia. Kyçuni ose Krijoni llogari të re në Wikipedia. (Kjo llogari mund të përdoret në të gjitha gjuhët dhe projektet e tjera të Wikimedia)
 
Fotografitë me cilësi të dobët përgjithësisht nuk janë të pranueshme.
  1. Përshkrimet dhe emërtimet e fotografive duhet të jenë të qarta dhe të përshtatshme për artikullin.
  2. Të gjitha fotografitë duhet të përfshijnë një përshkrim që tregon çfarë është fotografia.
  3. Fotografitë duhet të vendosen ku e kanë vendin në artikull, pranë tekstit që e ilustrojnë.
  4. Përdoruesit të cilët në vazhdimësi shtojnë fotografi pa përshkrime, fotografi që nuk ndërlidhen me artikull, etj. mund të diskualifikohen.
 
Pjesëmarrësit duhet të përfshijnë dy hashtag-ët #WPWPSQ #WPWP në Përmbledhjen e redaktimeve të të gjithë artikujve të përmirësuar me imazhe. Për shembull: " +foto #WPWPSQ #WPWP"

Shpërblimet

Redakto

Për përdoruesit me më së shumti kontribute do të ndahen shpërblime nga një fond prej 500€

Kontakti

Redakto

Nëse gjatë procesit ngecni diku apo keni diçka të paqartë, mos hezitoni të pyesni dikë nga Wikimedianët e Gjuhës Shqipe!

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail info@wikimediashqip.org apo në rrjetet sociale të Facebook, Twitter or Instagram.