Wikipedia:Manuali i Stilit
Ky Manual i Stilit (MiS ose MIS) është një udhëzues dhe konventë stili për të gjithë artikujt në Wikipedinë Shqip (megjithëse provizionet rreth qasjes pa pengesa i përkasin të gjithë projektit e jo veç artikujve). Kjo faqe primare përkrahet nga nënfaqe më të detajuara. Kur ka çështje kundërshtuese, kjo faqe qëndron si dokumenti mbi të gjithat.
Redaktorët duhet të shkruajnë artikuj me gjuhë të drejtpërdrejtë, të kuptueshme, dhe shkurt e shqip — si dhe të strukturojnë artikujt me renditje dhe formate të parashikueshme dhe të lehta për lexuesin (të detajuara në këtë manual).
Aty ku më shumë se një format apo stil pranohet sipas MIS-it, duhet vendosur njëri format brenda atij artikulli dhe të qëndrojë ashtu, me ç'rast nuk duhet ndërruar pa arsye të mirë. Redaktimi luftarak mbi zgjedhjet stilistike nuk pranohet.
Kur shtohet përmbajtje e re në këtë faqe, ajo duhet ta trajtojë një problem të shpeshtë të stilit.
Mbajtja e stileve ekzistuese
RedaktoMund të ketë raste kur MIS jep më shumë se një stil të pranueshëm apo nuk jep këshilla specifike. Kur cilido stil pranohet në një artikull atëherë është e pahijshme për një redaktor të Wikipedias ta ndërrojë stilin nga njëri në tjetrin përveç nëse ka një arsyetim domethënës për atë ndryshim. Redaktimi luftarak mbi stilin, ose forcimi i një stili mbi tjetrin në një mënyrë si bot pa konsensus paraprak, nuk pranohet kurrë. Këto në raste të përgjithshme mund të zhbëhen. Nëse besoni që një stil alternativ do të ishte më i mirë për një artikull, mund të merreni vesh me komunitetin duke e hapur temën tek faqja e diskutimit për atë artikull. Në rast që kjo nuk vjen tek një miratim, vazhdoni me stilin e deritanishëm.
Titujt, nëntitujt, dhe seksionet
RedaktoTitujt e artikujve
Redakto- Artikulli kryesor: Wikipedia:Titujt e artikujve
Një titull duhet të jetë një emër që njihet lehtë, ose një përshkrim i temës, duke i balancuar kriteret e të qenit natyral, i shkurtër, preciz, i përmbledhur dhe në përputhje me titujt e artikujve të ndërlidhur.
Vëmendje tek këto këshilla rreth formulimit të titujve:
- Shkruani titullin me shkronjën e madhe në fillim (përveç në raste të rralla, si p.sh. eBay), por përcjellni përndryshe rasën e fjalisë (Historia e arteve pamore), jo në rasën e titullit (Historia e Arteve Pamore), përveç nëse rasa e titullit do përdorej në prozë të rregullt.
- Për ta vendosur titullin në shkronja të pjerrëta (italike), vendosni
{{Italic title}}
pranë fillimit të artikullit. Në raste të përziera, përdorni diçka si p.sh.{{DISPLAYTITLE:Lista e personazheve në ''Final Fantasy''}}
. - Titujt shkruhen në trajtën e shquar, përveç nëse shkrimi në të pashquar është një pjesë e pandashme e titullit apo titulli i një vepre ().
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |