Wikipedia:Unë Redaktoj Wikipedia-n 2020
Unë Redaktoj Wikipedia-n është fushatë online e redaktimit masiv pa temë të caktuar, që do të zhvillohet përgjatë periudhës 12 prill - 12 maj. Fushata ka karakter garues mes Wikipedianëve të rinj, të cilët do të vlerësohen dhe mirënjohen për kontributet e tyre në kuadër të saj.
Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ju fton të bëheni pjesë e fushatës “Unë Redaktoj Wikipedia-n” e cila është e hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shtojnë, përmirësojnë dhe zgjerojnë përmbajten e artikujve në Wikipedia shqip.
Enciklopedia më e madhe online mund të redaktohet nga të gjithë, andaj në këto kohë kur të gjithë jemi online më shumë se kurrë - bëhuni pjesë e komunitetit të Wikipedianëve shqipfolës dhe ndihmoni përmirësimin e artikujve për temat që ju interesojnë.
Kontributet e juaja për “Unë Redaktoj Wikipedia-n” mund t’i bëni në forma të ndryshme:
- Të krijoni artikuj të ri (në përputhshmëri me rregullat dhe parimet e Wikipedia-s);
- Të përmirësoni artikuj ekzistues (gabime drejtshkrimore, gabime në përmbajtje, mungesë referimesh, informacione të pasakta, etj.);
- Të zgjeroni artikujt e shkurtër (artikujt cung);
- Të përktheni artikuj nga Wikipedia-t në gjuhë të tjera (duke përdorur vegëzën e përkthimit)
- Të ilustroni artikuj (shtoni skedarë si fotografi, media, ilustrime nga Commons),
Rregullat për pjesëmarrje
Redakto- Para kësaj gare pjesëmarrësit duhet të mos kenë krijuar më shumë se 2 artikuj në Wikipedia.
- Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia. Për të hapur llogari kliko këtu.
- Regjistrohu në linkun këtu për t’u bërë pjesë e fushatës.
- Redaktoni artikullin që keni përzgjedhur në njërën nga mënyrat e përmendura më lart.
- Redaktorët me më shumë pikë do të mirënjohen për kontributin e tyre.
Vlerësimet
Redakto- Çdo faqe e krijuar do të vlerësohet me 20 pikë.
- Çdo ilustrim i artikullit do të vlerësohet me 5 pikë.
- Çdo shtim i referimeve do të vlerësohet me 10 pikë.
- Çdo redaktim në tekst do të vlerësohet me 5 pikë.
- Për çdo 500 fjalë të shtuara në një artikull do të keni bonus 15 pikë.
Ndihmë
RedaktoNëse keni nevojë për ndihmë me redaktimet e para, vizitoni faqen poshtë për të gjetur udhëzime:
Kontakti
RedaktoMund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail info@wikimediashqip.org apo në rrjetet sociale të Facebook, Twitter or Instagram.