Wikipedia:Unë Redaktoj Wikipedia-n 2021

Une Redaktoj Wikpiendia-n 2021

Unë Redaktoj Wikipedia-n është fushatë online e redaktimit masiv pa temë të caktuar, që do të zhvillohet përgjatë periudhës 22 janar - 21 shkurt. Wikipedianët e rinj do të vlerësohen dhe mirënjihen për kontributet e tyre në kuadër të saj.

Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ju fton të bëheni pjesë e fushatës “Unë Redaktoj Wikipedia-n” e cila është e hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përmirësojnë dhe zgjerojnë përmbajtjen e artikujve në Wikipedia shqip.

Enciklopedia më e madhe online mund të redaktohet nga të gjithë, andaj në këto kohë kur të gjithë jemi online më shumë se kurrë - bëhuni pjesë e komunitetit të Wikipedianëve shqipfolës dhe ndihmoni përmirësimin e artikujve për temat që ju interesojnë.

Kontributet

Redakto

Kontributet tuaja për “Unë Redaktoj Wikipedia-n” mund t’i bëni në forma të ndryshme:

  • Të përmirësoni artikuj ekzistues që kanë nevojë nga lista e artikujve për përmirësim (gabime drejtshkrimore, gabime në përmbajtje, mungesë referimesh, informacione të pasakta, etj.);
  • Të zgjeroni artikujt e shkurtër nga lista e artikujve cung.

Rregullat për pjesëmarrje

Redakto
  1. Para kësaj gare pjesëmarrësit duhet të jenë redaktor që redaktojnë për herë te parë.
  2. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia. Për të hapur llogari kliko këtu.
  3. Regjistrohu në linkun këtu për t’u bërë pjesë e fushatës.
  4. Redaktoni artikullin që keni përzgjedhur në njërën nga mënyrat e përmendura më lart.
  5. Redaktorët me më shumë pikë do të mirënjihen për kontributin e tyre.

Vlerësimet

Redakto
  1. Çdo redaktim në tekst do të vlerësohet me 5 pikë.
  2. Për çdo 500 fjalë të shtuara në një artikull do të keni bonus 15 pikë.
  3. Çdo ilustrim i artikullit do të vlerësohet me 5 pikë.
  4. Çdo shtim i referimeve do të vlerësohet me 10 pikë.
    Si të bëheni pjesë e fushatës "Unë Redaktoj Wikipedia-n 2021"

Mirënjohjet

Redakto
  • Kartolinë
  • Bluzë/ çantë/ material "Unë Redaktoj Wikipedia-n"

Ndihmë

Redakto

Nëse keni nevojë për ndihmë me redaktimet e para, vizitoni faqen poshtë për të gjetur udhëzime:

Kontakti

Redakto

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail info@wikimediashqip.org apo në rrjetet sociale të Facebook, Twitter or Instagram.

Organizatorët

Redakto

Wikimedians of Albanian Language UG