Wikipedia:Unë Redaktoj Wikipedia-n 2022

Unë Redaktoj Wikipedia-n 2022

Unë Redaktoj Wikipedia-n është fushatë online e redaktimit masiv dhe gjithëpërfshirës, e cila zhvillohet gjatë ditëve 17 janar - 11 shkurt. Qëllimi i kësaj fushate është redaktimi dhe strukturimi i artikujve me tema të ndryshme që do të redaktohen veçanërisht nga Wikipedian-ë të rinj.

Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ju fton të bëheni pjesë e fushatës “Unë Redaktoj Wikipedia-n” e cila është e hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përmirësojnë dhe zgjerojnë përmbajtjen e artikujve në Wikipedia shqip dhe të aftësohen si t'i redaktojnë artikujt.

Enciklopedia më e madhe online mund të redaktohet nga të gjithë. Ndaj, në një kohë, ku të gjithë ne e marrim informacionin menjëherë në Wikipedia, bëhuni pjesë e komunitetit të Wikipedian-ëve shqipfolës dhe ndihmoni në përmirësimin e artikujve për temat që ju interesojnë.

Kontributet

Redakto

Kontributet tuaja për “Unë Redaktoj Wikipedia-n” mund t’i bëni në forma të ndryshme:

  • Të përmirësoni artikuj ekzistues që kanë nevojë të redaktohen ose mund të përdorni këto materiale nga lista e artikujve për përmirësim (gabime drejtshkrimore, gabime në përmbajtje, mungesë referimesh, informacione të pasakta, etj.);
  • Të zgjeroni artikujt e shkurtër nga lista e artikujve cung.

Rregullat për pjesëmarrje

Redakto
  1. Për këtë fushatë, pjesëmarrësit duhet të jenë redaktorë që redaktojnë për herë të parë.
  2. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia. Për të hapur llogari, klikoni këtu.
  3. Regjistrohuni në linkun këtu për t’u bërë pjesë e fushatës.
  4. Redaktoni artikullin që keni përzgjedhur në njërën nga mënyrat e përmendura më lart.
  5. Redaktorët më aktivë do të marrin kartolinë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre.

Detaje

Redakto

Ndihmë

Redakto

Nëse keni nevojë për ndihmë me redaktimet e para, lexoni udhëzimet në faqet e mëposhtme:

Kontakti

Redakto

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail info@wikimediashqip.org apo në rrjetet sociale të Facebook, Twitter apo Instagram.

Organizatorët

Redakto

Wikimedians of Albanian Language UG