Fillimi   Takime   Kalendari   Votime   Nënfaqja4   Nënfaqja5   Nënfaqja6

Në këtë faqe mund të gjeni informacion mbi takimet e anëtarëve të WoALUG.


Wiki Weekend Tirana 2016

Redakto

Informacion i përgjithshëm

Redakto

Data e takimit: 4 dhjetor 2016
Vendi i takimit: Destil kafe në Tiranë
Të pranishëm (në rradhë të rastësishme): Ismet Azizi, Greta Doci, Liridon Selmani, Redon Skikuli, Taulanti, Gëzimi, Taulanti;
Shënime të mbajtura nga: Redon Skikuli

Shënime

Redakto

Fokusi i UG
Pas një debati fillestar pjesëmarrësit paraqitën mendimet e mëposhtme për sa i përket fokusit që duhet të ketë WoALUG.
- transparenca (propozuar nga prof. Ismeti);
- outreach (rritja e numrit të editorëve) - u përmend nga pothuajse të gjithë të pranishmit;
- të krijohet një ambient 'user friendly' për editoret e rinj;
- krijimi i një 'abetareje' që wikipedianët e rinj të mësojnë;
- biografitë e njerëzve që janë gjallë pasi ata e promovojnë vetë Wikipedia (propozuar nga prof. Ismeti);
- rritja e numrit të artikujve (propozuar nga Greta);

Qëllimi kryesor i WoALUG
Pas debatit u dakortësua që prioritet për UG të jetë: rritja e numrit të Wikipedianëve.

Si do e arrijmë qëllimin e mësipërm?
- puntori të shumta (propozim i prof. Ismetit);
- organizimi i aktiviteteve si Wiki Weekend ku wikipedianët SQ takohen nga afër;
- aktivitete (tours) në shkolla;
- promovim online si psh në FB të Wikipedia SQ (propozim nga Taulanti).

Kalendari i aktiviteteve
Të pranishmit dakortësuan që: kalendari i aktiviteteve të komunitetit të finalizohet deri në datën 20.01.2016.
Aktivitetet e propozuara ku UG do angazhohet:
- OSCAL
- CEE Spring
- Wikimania
- Wiki Loves Earth
- Wiki Loves Monuments
- SFK
- Wiki Weekend
- 15 vjetori i Wikipedia
- Wikiprojekti Grate
- Wiki Loves Maps
Aktivitetet e mësipërme janë propozime dhe jo vendime.

Anëtarësimi në UG
U biseduan kriteret për të qenë anëtar i WoALUG, por pa u marrë një vendim:
- mosha (a do ketë limit për anëtarët)?;
- numri i editimeve (a duhet të ketë një numër minimal editimesh)?

Qeverisja e UG
Propozim nga Liridoni që u mbështet dhe nga të pranishmit për strukturën e 'qeverisjes' së WoALUG:
- anëtarë 'të thjeshtë': kanë mundësinë që të propozojnë aktivitete që do organizojë UG në kuadër të arritjes së qëllimit;
- anëtarët e rregullt: kanë mundësinë që të (a)votojnë në vendimarrje, (b)propozojnë aktivitete, (c)kandidojnë si anëtarë bordi;
- bordi: (a)funksionon duke respektuar dhe ndjekur rregullat e fondacionit Wikimedia dhe (b)raporton për aktivitetet e UG tek Wikimedia.