Wikipedia:WikipediaShqip:Ndihmoni me kontrollin e artikujve në pritje
WikipediaShqip:Ndihmoni me kontrollin e artikujve në pritje është një projekt me synimin e kontrollit të artikujve të cilët kanë kohë që qëndrojnë në pritje në Wikipedia-n shqip. Duke qenë se kontrolli i tyre në gjuhën shqipe aktivizohet si formë mbrojtjeje për të shmangur çfarëdolloj sulmi, ka lindur nevoja që kontribuesit me privilegjet e kontrolluesit të mund të takohen fizikisht dhe virtualisht për t’i verifikuar e punuar ata.
Objektivat kryesorë
RedaktoKjo fushatë është pjesë e një përpjekjeje për të ulur numrin e artikujve në pritje duke mundësuar rritjen e cilësisë e sasisë së tyre dhe krijimin e një komuniteti aktiv kontrolluesish në Wikipedia, objektivat e të cilës janë:
- Ulja e numrit te artikujve në pritje për t’u verifikuar
- Përmirësimi i cilësisë së artikujve në Wikipedia
- Angazhimi i kontrolluesve aktivë dhe joaktivë
Megjithatë, shumë shpejt më 7 dhjetor Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe do të zhvillojnë një editaton për 4 orë rresht si hap i parë drejt uljes së artikujve në pritje!
Detajet e eventit
RedaktoKontrolluesit aktivë e joaktivë priten të na bashkohen më 7 dhjetor, ora 10:00 - 14:00, në:
- Prishtinë, tek Prishtina Hackerspace
- Tiranë, tek Coolab-i
Për ata që nuk mund të jenë të pranishëm fizikisht, do të kenë mundësinë për t’u bashkuar virtualisht në këtë dhomë: https://meet.jit.si/WoALUG
Pjesëmarrja
RedaktoTë gjithë kontribuesit do të marrin një kartolinë nga Grupi i Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe. Regjistrohuni në Outreach Dashboard për t’u bërë pjesë e editatonit.
Kontakti
RedaktoMund të na kontaktoni në adresën tonë elektronike: info@wikimediashqip.org apo në rrjetet sociale: Facebook, X (former Twitter) or Instagram.
Organizatorët
RedaktoEditatoni zhvillohet nga organizata "Wikimedians of Albanian Language User Group".